Home Aktualitet E paprecedentë/ Lulzim Basha për një pjesë të PD: Janë llumi i shoqërisë

E paprecedentë/ Lulzim Basha për një pjesë të PD: Janë llumi i shoqërisë

nga Editor

Kryesia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, u mblodh të dielën për të diskutuar për situatën politike në vend. Sërish pati debate mes Lulzim Bashës dhe deputetit Flamur Noka. Gjithçka nisi pasi Basha tha se PD, duhet të funksionojë ashtu siç funksionojnë grupet parlamentare në Gjermani. Por Noka i tha se atje kryetari i CDU-së dha dorëheqje për t’i hapur rrugë ringritjes së partisë.

“Kurse ti je mbërthyer pas karriges tënde pa pyetur për fatin e PD, të cilën po e çon në zgrip. Je lidhur te karriga duke bërë vetëm hesapet e tua dhe ke marrë peng partinë. Jep dorëheqjen që t’i hapësh rrugë zgjidhjes dhe ringritjes së partisë,” ka thënë Noka.

Basha iu përgjigj duke i thënë se prioriteti i tij është largimi i qeverisë Rama.

“Mos u përgjigj me slogane, jo vetëm unë, por demokratët duan të dinë qëndrimin e PD”, tha Noka. Më tej, ai shtoi se anëtarëve të PD po iu bëhet presion që të mos firmosin peticionin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Këtu, Basha bëri një deklaratë të paprecedentë, duke fyer anëtarët demokratë.

“Po dëgjoj akuza që bëhen nga llumi i qeverisjes së PD,” tha Basha. “PD nuk ka pasur llum në qeveri. Ka qenë qeverisja më e suksesshme e demokracisë. Ti ke qenë më shumë se kushdo në qeveri dhe po i thua vetes. Unë kam emrat qe ti i ke telefonuar dhe u ke bere presion mos të firmosin. Po do t’i them ketu. Është e rëndë për një parti demokratike, që kryetari të ushtrojë presion. Është fundi i demokracisë,” u shpreh Noka.

Syri

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!