Home Aktualitet Plas debati në mbledhjen e PD-së/ Basha i kërkon llogari, Bylykbashi i kthehet ashpër: Sulmi ndaj meje, i ulët

Plas debati në mbledhjen e PD-së/ Basha i kërkon llogari, Bylykbashi i kthehet ashpër: Sulmi ndaj meje, i ulët

nga Editor

Debatet në mbledhjen e Kryesisë së grupit të Partisë Demokratike mes kryetarit Lulzim Basha dhe deputetit Oerd Bylykbashit u zhvilluan mbrëmjen e djeshme. Shkak u bë reforma territoriale dhe zgjatja e komisioneve të vettingut për të cilën dy ditë më parë, Bylykbashi deklaroi se kryeministri Edi Rama i kishte ofruar një pakt opozitës.

Kryedemokrati iu drejtua Bylykbashit në mbledhje duke e pyetur se nëse atij iu është bërë një ofertë e tillë. Bylybashi u shpreh se postimin e kishte për Ramën pasi qëndrimi i tij dihej. Ai shpjegoi se kishte shkruar se ishte Rama ai që ofronte një pazar e se nuk e kishte përmendur ai fjalën marrëveshje. Reagimin e PD ndaj tij, Bylykbashi e cilësoi të ulët. Nga ana tjetër, Basha i quan të gjitha këto akuza si ordinere duke i kërkuar më pas çdo deputeti që të refuzojë çdo ide që mund t’ju bëhet për reformën territoriale.

Noka u përfshi në debat duke u shprehur se nëse do ti referoheshin demokracisë gjermane, Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së grupit të PD-së

Lulzim Basha: Oerd ke ti ofertë për çështjen e vetingut?

Oerd Bylykbashi: Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar. Unë po përsërisja një qëndrim që ta kam thënë në grup parlamentar, para dy javësh. Unë e kisha për Ramën atë postim. Qëndrimi im është në parim. Duhet të ishte këtu kryetari i grupit i ngarkuar për vetingun i cili më ka kontaktuar mua ditën e enjte dhe i kam thënë kujdes se nuk është interesi ynë. Rama e di shumë mirë çfarë do, se e thotë në publik. Unë kam thënë Rama ofron pazar, nuk kam thënë që ka marrëveshje PD. Unë ta kam thënë në grup, ne na duhet sistemi zgjedhor, reforma zgjedhore, reforma territoriale dhe pastaj vetingu. Unë e kam thënë publikisht, ne na duhet një strategji për të gjitha reformat. Bateritë e partisë u turren ndaj meje, është një reagim i ulët nga partia Demokratike ndaj meje.

Lulzim Basha: A di ti Oerd nëse dikush në parti ka marrë një propozim; më jep vetingun të të jap reformën territoriale?

Oerd Bylykbashi: Nëse ndodh kryetar, është një thikë pas shpine për demokratët. Është pazar i ofruar publikisht.

Flamur Noka: Po t’i referohemi demokracisë gjermane, dha dorëheqjen ai në Gjermani. Po ti referohemi demokracisë gjermane, ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen dhe të kishe ikur.

Lulzim Basha: Dëgjoj akuza ordinere që po i bëj presione bazës. Qeverisja 8 vjeçare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin.

Flamur Noka: Na thuaj cilin ke prioritet, sistemin, reformën zgjedhore apo territoriale?

Lulzim Basha: Prioriteti im është vetëm një; Largimi një orë e më parë i qeverisë Rama. Unë u kam ngarkuar detyra lidershipit të partisë për secilën reformë.

Oerd Bylykbashi: Aq sa kam thënë, nuk ndryshon. Po të them këtë gjë, po e pranove do dëmtosh demokratët. Nëse për vetingun merr sistemin zgjedhor, mua më ke nga pas.

Lulzim Basha: Refuzoni cdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale për vetingun se është një dëm që i bëhet demokratëve.

Oerd Bylykbashi: Po ndodhi kjo dëmtohen demokratët. Qëllimi im është që të frenoj Edi Ramën, që mos të vazhdojë këtë histori.

Debati në mbledhjen e PD nisi nga postimi i Oerd Bylykbashit dy ditë më parë. Bylykbashi shkroi se Rama i ka kërkuar opozitës që të zgjasë afatin e anëtarëve të vettingut. Nëse kjo bëhet, Partisë Demokratike do ti shtohen disa bashki më shumë në hartë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!