Home Aktualitet Arrestohen për vjedhje të energjisë zyrtari i bashkisë Skrapar dhe biznesmeni i pularisë

Arrestohen për vjedhje të energjisë zyrtari i bashkisë Skrapar dhe biznesmeni i pularisë

nga Editor

Drejtuesi i njësisë Administrative Zhepë në Skrapar Ferruzan Shallari 65-vjeç dhe një biznesmen, janë arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike.

Policia thekson se kishte informacion se dy personat përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme.

Grupi i policisë së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll duke konstatuar se informacioni që kishin ishte i vërtetë.

Personi i dytë, E.Shallari kishte bërë një lidhje të paligjshme për pularinë që kishte në pronësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!