Home Aktualitet ‘Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën? Aspiratë…’/ Sërish “provokacija”! Deklarata e Ramës shkakton “trazira” në Beograd, ministri Vulin: Vetëm “bota serbe” i ndal!

‘Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën? Aspiratë…’/ Sërish “provokacija”! Deklarata e Ramës shkakton “trazira” në Beograd, ministri Vulin: Vetëm “bota serbe” i ndal!

nga Editor

Aleksandër Vulin tha se Rama kishte njoftuar se dëshironte të krijonte “Shqipërinë e Madhe”, duke e vendosur si qëllim të karrierës së tij politike. Kjo gjë që shkaktuar reagim të fortë tek Vulin, i cili kërkon fuqizimin e të ashtuquajturës “bota serbe”.

BEOGRAD– Ministri i Brendshëm serb dhe Presidenti i Lëvizjes Socialiste të Serbisë, Aleksandër Vulin i ka kthyer përgjigje deklaratës së kryeministrit Edi Rama, duke mos u përmbajtur në reagim. Në një prononcim për mediat, ai tha se Rama kishte njoftuar se dëshironte të krijonte “Shqipërinë e Madhe”, duke e vendosur si qëllim të karrierës së tij politike. Kjo gjë që shkaktuar reagim të fortë tek Vulin, i cili kërkon fuqizimin e të ashtuquajturës “bota serbe”.

“Kur kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se detyra e karrierës së tij politike është ‘bashkimi i Shqipërisë me Kosovën’, të gjitha vendet e Ballkanit heshtin, UNMIK -u, i cili kontrollon Kosovën hesht dhe BE -ja nuk nxjerr deklaratat e saj të famshme që bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje. Kur unë, i cili nuk jam kryeministër i Serbisë, thërras në emrin tim për unitetin politik të të gjithë serbëve dhe them se detyra e brezit tim është të krijojë një” botë serbe”, atëherë i gjithë rajoni reagon dhe BE ka diçka për të thënë. Të gjithë heshtin për ‘Shqipërinë e Madhe’, serbët duhet të flasin”. Pengesa e vetme për ‘Shqipërinë e Madhe’ është krijimi i një ‘bote serbe’,”-tha ai.

Disa ditë më parë, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe kishte aspiratë politike bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, por duke mos u sqaruar më tej në deklaratën e tij. Mesa duket kjo deklaratë pak ditë më pas është pasqyruar edhe në shtypin serb duke sjellë reagimet e para.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!