Home Aktualitet Vasili: Kriza energjitike është farsë, duhen hetuar zyrat e OSHEE-së dhe të KESH

Vasili: Kriza energjitike është farsë, duhen hetuar zyrat e OSHEE-së dhe të KESH

nga Editor

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, në një intervistë me Skype në Syri Tv, foli për krizën energjitike që ka prezantuar qeveria dhe rolin që ka SPAK.

Vasili thekson se kriza energjitike është farsë, duke shtuar se duhen hetuar zyrat e OSHEE-së dhe të KESH.

“Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të të varfërve në Europë. Kriza që kemi është apokaliptike. Pushteti i Ramës ka hyrë në krizë të thellë. Rama bën deklarata me qëllime të qarta politike. Rama është një sadist dhe i papërgjegjshëm. Ai shton borxhet, vetëm bën që shqiptarët të nxjerrin para nga xhepi, me rroga që nuk dalin për të kaluar muajin me bukë.

Borxhi publik ka arritur 100 përqind. Kriza energjitike që na prezanton Rama është një farsë. SPAK të hetojë zyrat e OSHEE-së dhe të KESH. Duhet hetuar menaxhimi i energjisë. Rama ka përgjegjësi të rëndë penale. Nuk ka hetime, për shkak se Rama ka kapur drejtësinë. Kjo qeveri vjedh, sepse nuk ka drejtësi, se është e kapur”, deklaron Vasili.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!