Home Aktualitet Gazetari spanjoll gjatë intervistës i përmend faktin që Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, ja si përgjigjet Rama

Gazetari spanjoll gjatë intervistës i përmend faktin që Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, ja si përgjigjet Rama

nga Editor

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për një televizion spanjoll, ku ka folur lidhur me çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE por edhe me problemet dhe sfidat që po ndesh rajoni i Ballkanit Perëndimor për të zgjidhur konfliktet e brendshme dhe për t’u bërë sa më parë pjesë e Bashkimit Europian.

Gjatë intervistës, gazetari spanjoll i kujton faktin që Kosova nuk njihet ende nga Spanja si shtet i pavarur. Ndërkohë Rama u përgjigj se kjo nuk kishte të bënte me ndonjë problem që Spanja e kishte me shqiptarët apo me Kosovën por me çështjet e saj të brendshme sa u takon lëvizjeve separatiste.

Gazetari Spanjoll: Një nga çështjet kryesore është fakti që mes 27 vendeve të Bashkimit Europian, ndër to është edhe Spanja që nuk e njeh Kosovën si shtet.

Edi Rama: E vërtetë, por e dimë shumë mirë që pozicioni i Spanjës nuk është i lidhur me problemet me shqiptarët apo më vetë Kosovën por me historinë dhe problemet e brendshme të saj. Duhet të jemi të qartë, nuk ka asnjë krahasim të mundshëm mes problemeve të brendshme të Spanjës lidhur me lëvizjet separatiste dhe ndarsjes së Kosovës nga Serbia.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!