Home Aktualitet SPAK dorëzon në GJKKO kërkesën për arrestin me burg të Thoma Gëllçit dhe 3 ish-vartësve të tij

SPAK dorëzon në GJKKO kërkesën për arrestin me burg të Thoma Gëllçit dhe 3 ish-vartësve të tij

nga Editor

Prokuroria e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dorëzuar në Gjykatën e Posaccme, kërkesën ndaj ish drejtorit të Përgjithshëm Thoma Gëllccin, dhe tre ish vartësit e tij. Prokuroria Dolorez tashmë ka dorëzuar të gjithë kërkesën të cilën Fax Neës e dispomon, dhe do i qendrojë kërkesës së saj të parë atë të Arrestit me burg”. Tashmë gjykata do caktojë orën për zhvillimin e masës së sigurisë, masë e cila pritet të zhvillohet nesër në GJKKO.

Më 5 tetor prokuroria e SPAK, i kërkoi GJKKO-së vendosjen e masës arrest me burg ndaj ish zyrtarëve, pasi nga përgjimet e kryera kishte marrë indicie që shtetasit që kishin abuzuar me tenderin e kanalit RTSH Agro, mund të dilnin jashtë shqipërisë. Gjyqtarja Flora Haradinaj firmosi urdhër arrestet të cilat u ekzekutuan pasditen e 7 tetorit.

Sipas SPAK, Gëllçi ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera dhe tjera, kanë qenë dy kompani EURO Contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO kanë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Referuar dosjes, që Fax Neës disponon të dyja kompanitë kanë pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar. Dy ditë më parë me urdhër të SPSAK u arrestua ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 bashkëpunëtorë të tij. Së bashku me Gëllçin në pranga ranë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!