Home Aktualitet Grabitja i tronditi jetën, gruaja nga Fieri zbulon kërcënimet: Do t’ju varim në mes të Levanit, në vendin ku ndodhi vjedhja

Grabitja i tronditi jetën, gruaja nga Fieri zbulon kërcënimet: Do t’ju varim në mes të Levanit, në vendin ku ndodhi vjedhja

nga Editor

Kalemaj kërkon që bashkë me të shoqin të jetë prezent në proces, pasi janë palë e dëmtuar.

FIER– Floresha Kalemaj, ‘viktima’ e një grabitjeje prej 100 milionë lekësh të vjetra, ngjarje që i tronditi jetën dhe familjen në vitin 2017, vijon t’i drejtohet gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Matilda Sholla. Në një prononcim për gazetarin e Balkanëeb, Ervis Kuçi, Kalemaj rrëfen se i ka treguar Shollës se ndjehet e trembur nga fakti se grabitësi i 100 milionë lekëve mund të lihet i lirë.

Për ‘Balkanweb’, Kalemaj, ka vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës ku tregon se ajo dhe familja e saj ndjehen të frikësuar, e madje sipas saj gjatë kësaj periudhe janë kërcënuar edhe nga prindërit e të ndaluarit.1 / 4Kërkesa

“Ata na kanë kërcënuar me jetë në emër të djalit të tyre duke thënë se do na varnin në mes të Levanit, vend ku ndodhi vjedhja,”- shprehet ndër të tjera Kalemaj në letrën e saj drejtuar gjyqtares Sholla.

Kalemaj kërkon që bashkë me të shoqin të jetë prezent në proces, pasi janë palë e dëmtuar.

Si ndodhi grabitja?

Ngjarja që u tronditi jetën familjes Kalemaj ka ndodhur në 29 Maj 2017. Në mëngjes herët, rreth orës 6.30, Xhemal dhe Floresha Kalemaj dalin nga shtëpia e tyre, në Fier dhe shkojnë në magazinën dhe dyqanin në pronësi të familjes, në Levan, ku shesin plehra kimike. Rrugën Fier-Levan, rreth 8 kilometra, e përshkojnë me automjetin Benz, që ishtë në pronësi të familjes, në bagazhin e të cilit ndodhej edhe shuma prej 10 milionë lekësh të reja. Burrë e grua, me të mbërritur pranë biznesit parkuan mjetin në anë të rrugës dhe shkuan për të shkarkuar kamionin, por makina u zhduk, bashkë me paratë që kishte brenda.

Kryefamiljari Xhemal Kalemaj u nis menjëherë në shtëpi me një mikun e tij, për të marrë një automjet të vjetër dhe më pas të vijonte kërkimet për Benz-in e vjedhur. Ndërkohë në shtëpi, grupi i hajdutëve kishte ndërhyrë gjithashtu. Ata kishin marrë çelësin rezervë të ‘Benz’-it, në mënyrë që grabitja të ishte sa më e lehtë. Bashkëshortët Kalemaj lajmëruan Policinë, që arriti të arrestonte Renaldo Latifin dhe Xhuliano Muçën. Të dy janë pas hekurave dhe të dënuar për ngjarjen në fjalë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!