Home Aktualitet “Maskara, hajdut”, kantautori njohur shpërthen ndaj Gëllçit: Mbajeni në kafaz e hidhjani sa më larg çelësin

“Maskara, hajdut”, kantautori njohur shpërthen ndaj Gëllçit: Mbajeni në kafaz e hidhjani sa më larg çelësin

nga Editor

Këngëtari i njohur Gjergj Leka ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, i cili u arrestua një ditë më parë për afera korruptive.

Me anë të një statusi në Facebook, Leka e quan atë një hajdut dhe maskara, ndërsa i bën thirrje gjykatës që të mos e lirojë nga burgu.

Në fund, Leka thotë se ish-drejtorin e RTSH e zunë hakat e të ndjerit Kosta Grillo, të cilin e pushoi nga puna.

“Te dashur miq gjykatës, miq te muzikes e te se vërtetës…..Këtë maskara hajdut, Thoma Gellci, mbajeni ne kafaz e hidhjani sa me larg çelësin! Do t’ju jete mirënjohës arti, muzika, kultura madje edhe vete estetika! Ndyrësirë mbi ndyrësirat. E zunë haqet e Kosta Grillos  qe e pushoi nga puna legeni”, shkruan Gjergj Leka në Facebook.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!