Home Aktualitet Kambanë alarmi, 80% e përdoruesve të drogës në Tiranë janë të rinj13-25 vjeç

Kambanë alarmi, 80% e përdoruesve të drogës në Tiranë janë të rinj13-25 vjeç

nga Editor

Qendra “Fol” ka monitoruar për gjashtë muaj në Tiranë luftën e policisë, prokurorisë dhe gjykatës kundër shitjes dhe përdorimit të drogës.

Të dhënat janë kambanë alarmi pasi 80 % e tyre janë të rinj të moshës nga 13 deri 25 vjeç.

Ndërsa mesatarisht në kryeqytet arrestohet pesë ose gjashtë të rinj për këto akuza.

“80 % e rasteve janë të rinj, mosha më e vogël është 13 vjeç nga Paskuqani. Është një djalë i cili ka nisur përdorimin e drogës dhe më pas u kthye në një person që po kryente dhe vepra të tjera penale sikurse dhuna në familje apo vjedhja , nga përdorues hashashi. Mesatarisht ne Tiranë na rezulton që çdo ditë komisariate të ndryshme procedohen 5 deri ne 6 të rinj.” tha Anila Hoxha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!