Home Aktualitet Tabaku paralajmëron publikimin e informacioneve për 3 ministra: Duhet të ishin nën hetim

Tabaku paralajmëron publikimin e informacioneve për 3 ministra: Duhet të ishin nën hetim

nga Editor

Tabaku shtoi se të paktën 3 persona që janë ulur në kabinetin qeveritar duhet të ishin nën hetim sipas informacioneve që ka PD-ja për aferën e incerneratorëve dhe atë zgjedhore.

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka paralajëmruar se së shpejti do të publikohen informacione që nuk janë publikuar më parë në lidhje me 3 çështjet për të cilat janë ngritur edhe komisionet hetimore. E ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Tabaku tha se duke parë informacionet është për të ardhur keq qe drejtësia e re nuk ka vepruar.

Tabaku shtoi se të paktën 3 persona që janë ulur në kabinetin qeveritar duhet të ishin nën hetim sipas informacioneve që ka PD-ja për aferën e incerneratorëve dhe atë zgjedhore.

“Unë kam një pikëpyetje të madhe për arrestimet e SPAK-ut. Sa herë që ia merr një iniciativë personi nuk është më në detyrë, ndodhi me uniformat, ndodhi me RTSH-në. Duket se kushdo që është në qeveri ka informacion për personat e përfshirë. Ndjej keqardhje që kur presidenti pyeti anëtarët e qeverisë nëse është ndonjëri në hetim ndërkohë që të paktën 3 persona që janë ulur në kabinetin qeveritar duhet të ishin në hetim sipas informacioneve që kemi për aferën e incerneratorëve dhe atë zgjedhore. SPAK po lëviz ngadalë, po lëviz pak dhe duket se po lëviz aty ku nuk prish punë. Doja që ta shihja SPAK me dosje të mëdha, dosjet e zgjedhjeve,”- tha ajo.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!