Home Aktualitet “Edvin tepsia të urren gjithë Shqipëria”, protestë kundër vaksinimit të detyruar: Poshtë diktatura! Na mbron i madhi Zot

“Edvin tepsia të urren gjithë Shqipëria”, protestë kundër vaksinimit të detyruar: Poshtë diktatura! Na mbron i madhi Zot

nga Editor

Një protestë po mbahet këtë të shtunë në sheshin “Nënë Tereza” kundër vaksinimit të detyruar në vendin tonë, sidomos për moshat e reja dhe fëmijët.

Një qytetar kishte marrë me vete dhe nje tepsi në mënyrë simbolike. Ai deklaroi për mikrofonin e Fax Neës se Edi Ramën e urren gjithë Shqipëria.

“Edvin Tepsia ty te urren gjithe Shqipëria. Po protestojmë për diktaturën që është instaluar. Kam 3 vite që mbështesim studentët në kauzat e tyre. E keqja nuk është vetëm Edvini por një sitstem i tërë. Kjo është tepsia që ka zgjedhur gjithmonë ai duke na ofenduar”, tha qytetari.

Një tjetër pjesmarrës në protestë deklaroi se shqiptarët nuk kanë përse të bëjnë me detyrim një vaksinë që nuk shtë e sigurtë.

“Nuk kemi pse të bëjmë me detyrim një vaksinë jo të sigurtë. Shikoj shumë të rinj që kanë ardhur sot. Ne jemi të rinjtë që kundërshtojmë këtë mase dhe këtë veprim të paligjshëm të ministrisë, sepse jo vetëm vaksina nuk është e sigurt, por është një mase që nuk ka pse të merret për të rinjtë dhe fëmijet. Ata nuk kanë asnjë lloj nevoje për vaksinë”, tha ai.

Ndërsa një tjetër u shpreh se imunitetin ia ka dhënë zoti dhe nuk kanë përse të bëjnë vaksina përse ua kërkon ministrja Manastirliu.

“Vëllezër dhe motra, na mbron i madhi zot, nuk ka nevojë të na mbrojë mManastirliu. Qytetarë thirrini mendjes. Këta vazhdojnë dhe ta shohesh ministren dthotë shkoni vaksinohuni ndryshe ju vijme në Shqipëri. Do na sjellin ushtrinëe dhe do na vaksinojnë në shtëpi. Poshtë diktatura”, deklaroi protestuesi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!