Home Aktualitet E rëndë nga Elbasani, përplasja mes kamionit dhe autoveturës përfundon me 1 të vdekur

E rëndë nga Elbasani, përplasja mes kamionit dhe autoveturës përfundon me 1 të vdekur

nga Editor

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Xibrakë, rreth orës 18:30 të kësaj të shtune. 

Një kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut është përplasur me mjetin tip “Cintroen”, me drejtues E.M., banues në Tiranë.

Policia e Elbasanit në njoftimin e parë për mediat sqaron se si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në automjetin tip “Cintron”.

Njoftimi i Policisë

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga  Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G.,  rreth 54 vjeçe  dhe është  plagosur shtetasja G.M.,  rreth 37 vjeçe,  jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!