Home Aktualitet Pas Elbasanit, “Foltorja” e Berishë zbret në bastionin e PD-së. Kukësi gati të surprizojë!

Pas Elbasanit, “Foltorja” e Berishë zbret në bastionin e PD-së. Kukësi gati të surprizojë!

nga Editor

Pas Elbasanit, ‘Foltorja’ e shtatë e ish-kryeministrit Sali Berisha do të zhvillohet në Kukës. 

Mësohet se lideri historik i demokratëve do të udhëtojë drejt verilindjes të mërkurën, 13 Tetor.

Kukësi është qarku bastion i Partisë Demokratike, ndërsa parashikohet pjesëmarrje masive në takimin e ish-kryeministrit.

Një ditë më parë nga Elbasani, Berisha përcolli mesazhe të forta drejtuar Edi Ramës si dhe paralajmëroi protesta të fuqishme antiqeveritare nëse rritet çmimi i energjisë elektrike.

Gjithashtu, Berisha kishte një thirrje edhe për Lulzim Bashën të cilit i kërkoi të tërheqë deklaratat e tij pasi është shprehur se Kuvendi Kombëtar nuk do të mblidhet.

Nga ana tjetër Sali Berisha i ka bërë thirrje delegatëve të PD të mbledhin firmat për Kuvendin e Kombëtar, për të bërë ndryshimet statutore dhe rikthyer sovranitetin e PD-së, siç është shprehur lideri historik i demokratëve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!