Home Aktualitet Arben Malaj: Ndjellja e panikut nga Rama te qytetarët keqdashëse. Kriza ndërkombëtare nuk prek vendin, problem keqmenaxhimi

Arben Malaj: Ndjellja e panikut nga Rama te qytetarët keqdashëse. Kriza ndërkombëtare nuk prek vendin, problem keqmenaxhimi

nga Editor

Arben Malaj, president i Institutit për Politika Publike dhe Mirëqeverisje, thotë se në botë ka aktualisht krize energjetike, mirëpo tregu shqiptar nuk preket drejtpërdrejt nga kjo, por është në krizë për arsye të menaxhimit të brendshëm.

“Justifikimi se çdo gjë vjen nga jashtë, është i pabazuar. Në rastin e gazit nuk varemi, në rastin e ushqimit, për shkak të deficitit tregtar që ne kemi, ndikimi është i drejtpërdrejtë”, u shpreh Arben Malaj.

Këtë deklaratë Arben Malaj e bëri në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, teksa theksoi se kur në botë ndodh një krizë ekonomike, detyra e çdo qeverie dhe politikë-bërësi është të reduktojë panikun. Ndërsa Edi Rama, sipas z, Malaj, kur deklaroi se ndodhemi në krizë energjitike ngjalli panik te populli.

“Qeveria e paraqet situatën sikur kriza po vjen vetëm nga tregjet ndërkombëtare. Plani për menaxhim duhet të ishte shpallur që ditën që në vend të kësaj, krijoi panik. Ndjellja e panikut është keqdashëse. ”, tha z. Malaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!