Home Aktualitet Rama fillon propagandën: Shqipëria nuk prodhon energji elektrike edhe naftë…

Rama fillon propagandën: Shqipëria nuk prodhon energji elektrike edhe naftë…

nga Editor

Në një dalje nga kryeministria Edi Rama u shpreh se qysh që kur ai është zgjedhur si kryeministër, pagat e ministrave nuk janë rritur asnjëherë.

Sipas tij, Rama nuk është aty për t’i rënë arkës së shteti me top, por nuk është aty as për të hedhur lidhur me atë që thuhet se Shqipëria prodhon vetë naftën dhe energjinë elektrike.

Rama: Qysh që ju më keni zgjedhur mua si kryeministër, pagat e ministrave nuk janë rritur asnjëherë, por taksat e tyre janë rritur. Kur kam ardhur unë, paga ime taksohej më pak se sa paga e sanitareve këtu. Po ashtu, sikurse në vitin 2014 ulëm taksat për biznesin e vogël, rritëm taksimin e të pasurve, por edhe taksimi i tyre duhet menduar mirë, sepse ata janë motori më i madh i ekonomisë në vend.

Ne duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin. Nuk jam këtu për t’jua bërë jetën më të vështirë. Unë nuk jam këtu për t’i rënë me top arkës së shtetit. Nuk jam këtu as për të heshtur kur thoni se Shqipëria e prodhon vetë energjinë, por e shet jashtë me çmim të lirë. Shqipëria nuk e prodhon vetë energjinë e saj. Nga ana tjetër e blejmë shtrenjtë sepse kur dalim në treg çmimi është i lartë nga kërkesa e madhe. As kur thoni se e prodhojmë vetë naftës ne vend, prandaj duhet ta kishim të lirë. Ne nuk e prodhojmë vetë naftën se është naftë e rëndë, që shitet jashtë kryesisht për nënprodukte  e për bitum.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!