Home Aktualitet Ç’po ndodh? Kryeministri Rama vonohet për prezantimin e planit për emergjencën energjitike

Ç’po ndodh? Kryeministri Rama vonohet për prezantimin e planit për emergjencën energjitike

nga Editor

Zakonisht kryeministri Rama, daljet për shtyp i bën në profilin e tij në Facebook, por postimi i fundit në profil është lajmërimi për konferencën e orës 15:00.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se në orën 15:00 do të prezantonte planin për të përballuar emergjencën e krizës energjitike. Por, kanë kaluar më shumë se gjysmë ore dhe ende nuk ka asnjë njoftim nga zyra e shtypit të Kryeministrisë apo nga vetë kreu i qeverisë.

Zakonisht kryeministri Rama, daljet për shtyp i bën në profilin e tij në Facebook, por postimi i fundit në profil është lajmërimi për konferencën e orës 15:00.

Ç’të ketë ndodhur që nuk ka asnjë shenjë nga kryeministri? Qytetarët janë në pritje të këtij plani, për të ditur se si do ta përballojnë krizën e paralajmëruar energjitike.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!