Home Aktualitet Gjithë metamorfozat e Edi Ramës për të mbrojtur rritjen e çmimeve me gënjeshtra

Gjithë metamorfozat e Edi Ramës për të mbrojtur rritjen e çmimeve me gënjeshtra

nga Editor

Ajo që bie në sy është shfaqja e tij, një herë si historian, një herë si ekspert ekonomie, si analist burse, si bamirës, si shpëtimtar, por asnjëherë si Kryeministër i vendit. Shpërndan informacione të pasakta, gjysmë të vërteta, për të çoroditur publikun.

Prej disa ditësh Edi Rama ka dalë për të mbrojtur rritjen e çmimeve për produktet kryesore, nga ushqimi deri tek energjia. Ajo që bie në sy është shfaqja e tij, një herë si historian, një herë si ekspert ekonomie, si analist burse, si bamirës, si shpëtimtar, por asnjëherë si Kryeministër i vendit. Shpërndan informacione të pasakta, gjysmë të vërteta, për të çoroditur publikun. Bën avokatinë e rritjes së çmimeve nga spekulantët si asnjë zyrtar në botë, duke lënë vend për dyshime në qëllimet e rritjes së çmimeve në muajt e parë të mandatit të tretë. Pasi e mori në të gjitha mënyrat votën e shqiptarëve, tani po e përdor atë kundër tyre, me një tempizëm perfekt, në kohën kur zgjedhjet janë larg, kur opozita është në sherr të brendshëm dhe njerëzit janë të tulatur. Më poshtë janë disa nga shfaqjet e Ramës, që shndërrohet në gjithçka, por nuk sillet asnjëherë si Kryeministër.

1. Edi Rama Historian. “Që nga Koha e Skënderbeut shqiptarët nuk kanë vdekur ndonjëherë për bukë. Kjo ka ndodhur në vende të tjera po jo në Shqipëri”. Po të ishte Kryeministër do kishte bërë llogari sa janë të ardhurat dhe shpenzimet, sa paguan qeveria dhe sa detyrohen të paguajnë për dritat dhe për ujin dhe sa u mbetet për ushqime njerëzve në nevojë.

2Edi Rama ekspert i ekonomisë së tregut. Duke u shitur si njohës i ekonomisë së tregut, Edi Rama analizon se buka, megjithëse e rritur me 20 lekë, nuk mbetet pa u shitur. Kjo sipas ekspertit tregon se fuqia blerëse ekziston, se ndryshe furrtarët do kishin falimentuar, ose do ishin detyruar ta ulnin çmimin, për shkak të mungesës së fuqisë blerëse apo kërkesës. Eksperti Rama në këtë rast, ka vetëm një ndryshim nga logjika e Maria Antuanetës, që propozoi çokollata për ata që nuk kanë mundësi të blejnë bukë. Blerësit më të varfër, vërtetë blejnë bukë megjithëse është rritur çmimi, por e bëjnë këtë sepse nuk kanë asnjë mall më të lirë për ta zëvendësuar bukën. Vetëm nëse çmimi i bukës për njësi, bëhet më i lartë se i çokollatave, buka do mbetej pa u shitur në favor të çokollatave. Në kushtet kur rriten çmimet e gjithë produkteve baze për ushqimin minimal, sado të shkojë cmimi i bukës, do ta blejnë. Por të ishte Kryeministër, Edi Rama do ta dinte se edhe buka e mbetur shitet me çmim më të ulët. Se ka familje që nuk e përballojnë dot as bukën e sapopjekur dhe marrin të mbeturën për të mbijetuar.

3. Edi Rama si nikoqir. Kur përballet me premtimin e bërë në 2013 për heqjen e TVSH për ushqimet e shportës, Rama e përbuz atë që ka thënë, duke kujtuar arkën e shtetit, Suden dhe Vefën. Sipas tij, nëse hiqet tvsh e shportës, nuk kemi ku të gjejmë paratë për buxhetin e shtetit. Të stimulojmë produktivitetin thotë Edi Rama, pa shpjeguar për kë produktivitet e ka fjalën, kur gjithë produktet e shportës, buka e para, është mall importi. Nëse ulja e tvsh për produktet ushqimore ndikon shumë në buxhetin e shtetit ul ndjeshëm të ardhurat, atëherë mund ta kompensojë këtë duke rikthyer taksën e dividentit në 15 për qind, pra duke u marrë më të pasurve më shumë pjesë nga fitimi. Taksën e dividentit e hoqi vetë në 2018 dhe gropn që krijoi favorizimi i të pasurve, sigurisht që e paguan të tjetër, shtresa e mesëm dhe e varfër. Kryeministri nuk mund të diskriminojë asnjë nga shtresat e popullsisë në favor të një shtrese tjetër, nikoqiri i oligarkëve po.

4. Edi Rama neoliberal. Argumenti i Incentives për çmimet e shportës. Nuk qëndron, sepse TVSH për imputet bujqësore nuk krahasohet me TVSH e çmimeve të shportës që mbrohen nga Shteti edhe në vendet më të zhvilluara. Ka 2 menyra, që i perdorin edhe qeveritë e majta edhe neoliberalet: E para venë tavanin e çmimeve duke ulur taksat (në rastin tone TVSH), e dyta, nuk ndërhyjne tek çmimet por sigurojne paketën ushqimore bazë për familjen në nevojë.

5. Edi Rama shpëtimtar. Tek e dyta hyn edhe rasti i shpërndarjes së bukëve në Itali, që u shpërdorua nga Kryeministri për të abuzuar. Jo vetëm Italia, edhe Greqia, edhe Spanja, në rajone të ndryshme, shpërndajnë falas paketën ushqimore minimale, të llogaritur në nevojat për çdo person në vështirësi ekonomike. Me të ardhurat minimale në Itali, Greqi apo Spanjë, askush nuk vdes për bukë, por për të mos ulur nivelin e mirëqënies nga njëra anë dhe për të mos ndërhyrë tek çmimet nga ana tjetër, qeveritë e përgjegjshme, apo edhe pushteti lokal në disa raste, shpërndajnë paketat ushqimore falas.

6. Edi Rama si bamirës. Edi Rama thotë se ndihma sociale që jep qeveria e tij është e pakrahasueshme me qeveritë e tjera. Në fakt prej 4 vjetësh rreth 35 mijë famije janë përjashtuar nga ndihma sociale, pensionistët janë varfëruar për shkak se pensionet nuk janë rritur asnjëherë në 8 vjet dhe pensioni mesatar është ulur vetëm ne vitin e fundit 4.8 për qind duke shkuar 15,732 lekë. Kryeministri me siguri do t’i dinte këto shifra dhe do argumentonte arsyet dhe mënyrës se si do ta mbronte këtë shtresë. Në vend të kësaj, ai deklaroi në Parlament, kur prezantoi programin 4- vjeçar, se nuk mund t’i rrisë pensionet dhe ndihmën ekonomike.

7. Edi Rama si analist bursash po deklaron se cmimi i energjisë elektrike është rritur disa herë dhe se Shqipëria është e detyruar ta reflektojë, megjithëse prodhon energji vetë. Sepse, sipas Edi Ramës, energjia që prodhojmë varet nga zoti dhe nuk shkon gjithmonë në kohën e duhur në destinacionin e duhur. Jemi të detyruar të shesim lirë në dimër dhe të blejmë shtrenjtë në verë, sipas tij. Italia, Spanja dhe Anglia e kanë rritur çmimim më shumë se 2 herë, thotë në argumentin tjetër. Po të ishte Kryeministër, do të jepte shifrat, sa janë nevojat e konsumatorëve familjarë (4.6 terra/h), sa prodhojmë nga histocentrahet (4.7 terra/h) në vit, sa detyrohetmi të eksportojmë me çmim të ulët dhe sa jemi të detyruar të importojmë me çmim të lartë. Në bazët të këtyre llogarive, pse cmimi duhet të rritet me pothuajse 2 herë në një vend që plotëson 70 për qind të nevojave? Pse tregu i blerjes nuk liberalizohet për bizneset në mënyrë që të dalin nga skema e furnizimit familjar?

E njëjta gjë për çmimin e karburanteve. Rritja e karburanteve në tregun ndërkombëtar, nuk mund të reflektohet me të gjtihë ngarkesën e rëndë në Shqipëri. Ndryshe nga Italia, Spanja dhe Anglia, apo edhe Gjermania, që e kanë varësinë nga importet deri në 90 për qind, Shqipëria ka burime minerare, nafte dhe gazi, që një Kryeministri i takon t’i bëjë publike sa janë. Sa naftë dhe gaz prodhohet në vit. Të dhënat janë skandaloze, janë një bilanc dramatik për një vend të varfër. Nevojat e vendit për naftë, është shumë më e ulët se prodhimi i saj. Rreth 950 mijë tonë naftë prodhohet në vit, nga të cilat kompanivë eksportuese prodhojnë 900 mijë tonë që shkojnë jashtë vendit me çmime qesharake, ndërsa Albpetrol prodhon me pak se 50 mijë tonë naftë, që e çon për përpunim jashtë vendit ose e shet crudo me çmime të lira. Kryeministri nuk do ta lejonte këtë edhe në kohë normale, jo më në kohë krize. Analisti i bursave, që punon për spekulantët e energjisë, sigurisht që do ta gjente zgjidhjen duke rritur çmimet.

Dosja.al

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!