Home Aktualitet Polemika në Universitas/ “2033: Shqipëria në Bashkim Europian”

Polemika në Universitas/ “2033: Shqipëria në Bashkim Europian”

nga Editor

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, ku do të gjeni jo vetëm lajme politike, por të zhanreve të ndryshme, si dhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile i cili titullohet: “2033: Shqipëria në Bashkimin Europian”

“Nisur nga gjendja aktuale e vendit, nga kultura politike e masës dhe vetëdija e elitës politike, data padyshim, duket realiste”, shkruan autori.

Ndërsa te rubrika “OP-ED” do gjeni një shkrim me titull: “Hipokrizia europiane mbi krizën kurde”, nga Paolo Mieli.

E më pas vjen një analizë e cila titullohet: “Ndihmoni presidentin Macron…”, nga Kristaq Xharo.

Vladimir Myrtezai vjen me një profil: “Rudolf Marku, shtegëtari me fytyrë të zbehtë”

“Viti akademik 2019-2020/ Ditët e orientimit në UET dhe fjalimet motivuese të publicistit Muç Nano, juristes Ariana Fullani dhe arkitektit Arben Biçoku”, do ta gjeni në rubrikën Campus.

Dita e parë në auditor: “Prof. Fatos Tarifa, 4 herët e para të mësimdhënies, nga Universiteti i Tiranës tek ai i Karolinës së Veriut”.

Gjithashtu në suplementin “Universitas” do të gjeni një tjetër opinion, por këtë herë nga Gentian Kaprata: “Edhe tërmeti na dëshmoi se ‘capitalism works’!”

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!