Home Aktualitet Shpërthen Vasili: SPAK nuk duhet të fshihet, por të veprojë sepse nuk ka krizë energjitike, do të rrisë çmimet që të mbulojë vjedhjet

Shpërthen Vasili: SPAK nuk duhet të fshihet, por të veprojë sepse nuk ka krizë energjitike, do të rrisë çmimet që të mbulojë vjedhjet

nga Editor

Deputeti Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në vendin tonë. Vasili shprehet i irrituar sa i përket kaosit që ka pushtuar vendin, siç janë rritja e çmimeve, ku varfëria ka arritur në kulmin e saj. Sipas Vasilit, SPAK, nuk duhet të fshihet më, por duhet të verpojë, sepse nuk ka krizë.

Reagimi:

 “SPAK vepro, boll u fshehe, s’ka krize energjitike, por megavjedhje shteterore!!! Faktet ulerijne!!! S’ka krize energjitike, por korrupsion te tmerrshem dhe maskarellek te qeverise. Qeveria do te rrise çmimet e energjise, per te mbuluar vjedhjen dhe plaçkitjen, qe i ka bere arkes se shtetit, qe eshte bosh! Qytetaret nga varferia e tyre u dashka te paguajne hajduterine e qeverise. Gjendja energjitike kete vit ka qene nga me te mirat.

Prodhimi vendas i energjise i bollshem si asnjehere. Fierza ka qene ne nivele nga me te lartat ne gusht. Qeveria ne vend te blente energjine, qe prodhohet ne vend dhe ka çmim mjaft te lire, blinte dhe blen energji nga jashte shume here me te shtrenjte, qe te vidhte dhjtera milione euro me tenderat e energjise.

SPAK faktet kane dale sheshit i dine te gjithe! SPAK duhet te ishe qe dje ne zyrat e OSHE dhe te KESH! SPAK boll u fshehe! SPAK boll mbylle syte! SPAK duhet te kuptosh se po rendon shume poziten tende me mosveprimet ndaj qeverise!

SPAK qe nuk vepron po kthehesh ne bashkefajtor me Ramen dhe qeverine dhe eshte vendosur kunder qytetareve ne krah te hajduterise qeveritare! SPAK po punon vetem per te ruajtur pandeshkueshmerine e qeverise”!- shkruan Vasili.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!