Home Aktualitet Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH/ Shpalli procedurën e tenderit para miratimit nga AMA dhe bordi, si u shpall fituese oferta 20 mln më e lartë. Dy kompanitë… (Detaje)

Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH/ Shpalli procedurën e tenderit para miratimit nga AMA dhe bordi, si u shpall fituese oferta 20 mln më e lartë. Dy kompanitë… (Detaje)

nga Editor

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçi.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar dosjes hetimore, se sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Tenderi është zhvilluar në 2018.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Të dyja kompanitë kane pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.Gëllçi dhe tre punonjësit nuk i kanë pranuar akuzat, duke i kundërshtuar ato, por brenda 72 orëve ata do duhet të paraqiten pranë organeve të drejtësisë për të dhënë llogari për to.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!