Home Aktualitet Altin Goxhaj: Rama është i detyruar të na vrasë sepse ia zë vendin Luli

Altin Goxhaj: Rama është i detyruar të na vrasë sepse ia zë vendin Luli

nga Editor

Rama është i detyruar të na vrasë sepse ia zë vendin Luli”. Kështu tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV teksa fliste për vaksinimin. Siç u shpreh Goxhaj, kreydemokrati Lulzim Basha është në konkurrencë me kryeministrin Edi Rama për vaksinimin e qytetarëve shqiptarë dhe këtë mesazh sipas tij ai ia përcjell shefit që në këtë rast është Soros.

“Ka një presion të brendshëm këtu në Shqipëri që quhet Lulzim Basha. Lulzimi që nuk bën për asgjë, vetëm për një gjë bën, si kundrapeshë e Ramës që është më i keq se Rama. Atë që nuk e bën Rama e bën Luli. Luli ka një vit e gjysmë që Lufton ndërkombtarisht me Ramën vetëm në një pikë: “më bëni edhe mua pjesë se jam më i keq se Rama, unë i vras shqiptarët më keq se Rama, jam më i lig, vaksinoj më shumë, më shpejt dhe më të vegjël”. Këtë mesazh ia përcjell shefave, në këtë rast Sorosit, ai merret me Shqipërinë e ka pronë. Në këtë kuptim Rama është i detyruar të na vrasë sepse ia zë vendin Luli”, tha Goxhaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!