Home Aktualitet ‘Ju kërkojmë falje’/ U shkëputën për 2 orë, ‘Facebook’ u kërkon sërish ndjesë përdoruesve

‘Ju kërkojmë falje’/ U shkëputën për 2 orë, ‘Facebook’ u kërkon sërish ndjesë përdoruesve

nga Editor

Facebook’ u kërkoi sërish falje përdoruesve të tij për një ndërprerje dy-orëshe që ndodhi mbrëmjen e djeshme. Ata theksojnë se kjo erdhi nga një konfiguracion jo i saktë, duke u bërë kështu incidenti i dytë brenda një jave i sistemit botëror teknologjik.

Kompania konfirmoi se platformat e saj, Facebook Messenger u prekën nga ndërprerja, por dhe Instagram kishte po ashtu probleme.

“Ne sinqerisht kërkojmë falje për këdo që nuk ka qenë në gjendje të ketë qasje në produktet tona në dy orët e fundit,” tha kompania. “Ne e kemi rregulluar problemin dhe gjithçka duhet të kthehet në normale tani.”

Të hënën, gjiganti i mediave sociale ndaloi së funksionuari për 7 orë, duke lënë 3.5 miliardë përdoruesit e rrjeteve WhatsApp, Instagram dhe Messenger në ‘terr’.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!