Home Aktualitet U plagos me armë zjarri në Shkodër, 24-vjeçari, kushëri i një prej të akuzuarve për vrasjen e Ridvan Ramazanit

U plagos me armë zjarri në Shkodër, 24-vjeçari, kushëri i një prej të akuzuarve për vrasjen e Ridvan Ramazanit

nga Editor

Isak Mehmedaj, 24 vjeç, nga fshati Mushan i Shkodrës u plagos mëngjesin e sotëm me armë zjarri, teksa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Mehmedaj është kushëri i vëllezërve Mehmedaj, ku njëri prej tyre, konkretisht Hydajet Mehmedaj është i dyshuar për vrasjen e të ‘fortit’ të Shkodrës Ridvan Ramazani më 28 nëntor 2020.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Hydajet Mehmeti, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit.

Sipas policisë, Mehmedaj në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Ridvan Hyseni (Ramazani), 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Ndërkohë 24-vjeçari i plagosur sot po merret në pyetje nga policia për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!