Home Aktualitet “Skema flagrante e hajdutërisë”/ Rushaj: E padrejtë që shqiptarët të paguajnë qindra milionë euro për shkak të keqmenaxhimit

“Skema flagrante e hajdutërisë”/ Rushaj: E padrejtë që shqiptarët të paguajnë qindra milionë euro për shkak të keqmenaxhimit

nga Editor

Nënkryetari i PD-së, Alfred Rrushaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama sa i takon paralajmërimit të tij sa i takon krizës që do të godasë Shqipërinë në sektorin energjetik.

Në një deklaratë për mediat ku ka shpjeguar atë që për demokratët është “skema flagrante e hajdutërisë” për shitjen e energjisë, Rushaj tha se deri në shtator, KESH ka tejkaluar disa herë prodhimin, duke e krahasuar të dhënat me ato të vitit të kaluar.Ne jemi munduar që ta thjeshtësojme skemën apo modelin e tregut se si fuksionon, se si duhet të funksiononte dhe çfarë efektesh ka pas. Dua ta filloj duke thënë që ky vit mund të jetë çfarë do por në Shqipëri nuk mund të quhet krizë energjitike, përkundrazi nëse do të shikojm prodhimet e viteve 2020-2019 përshembull  që kan qenë rreth 13 mld kËh duket qart që jemi në një vite shumë të mirë energjitik. Deri në shtator KESH-i ka prodhuar 4.5 mld kËh, pra e ka tejkaluar disa herë më shumë prodhimin që ka bërë gjith vitit në vitin 2020-2019. Pse e them këtë? E them këtë sepse siç shikoni në fund fare është ai kuadrati konsumatori familja, bizneset pra konsumatori që merr një faturë nga OSHEE-ja për energjinë që konsumojnë, gjat gjithë vitit konsumojn 4.6 mld kËh. Të gjithë të cilët paguajnë një faturë OSHEE, i gjithë konsumi total shqiptar për familjarët dhe bizneset që faturohen nga OSHEE është 4.6 mld kËh orë ndërkohë që 4.5 mld kËh janë prodhuar deri më sot. Pse është e rëndësishme kjo? Është e rëndësishme sepse KESH, kaskada e Drinit kryesisht duke qënë një aset kombëtar është vendosur që të shërbej pikërisht për konsumatorët familjarë kryesisht, për bizneset e vogla që nuk kanë mundësi të ndjekin tregun dhe çmimi që KESH-ja shetë kompanis së OSHEE për efekt të furnizimit të familjarëve është 1.5 lekë kWh ose 12 euro mwh. Siç e shikoni në qoftë se KESh do të furnizonte të plotë kërkesën që ka konsumatori shqiptarë atëherë çmimi do të ishte vetëm 12 euro për mwh. Sa blihet sot? Rreth 260 ka vajtur euro për mWh, është 21 herë më e lartë se sa  çmimi që para disa ditësh është verifikuar. Duke bërë një përllogaritje biles duke llogaritur që mund të ulet fatura pak në muajt në vazhdim, për periudhën shtator- tetor kompania publike për të plotësuar këtë detyrim do ti duhet të paguajnë rreth 150 milion euro. Sikur ta kishin marrë nga KESH, po ta merrni nga KESH fatura do të ishte  8 milion euro. Llogariteni vet sa është diferenca që do i kushtoj qytetarëve shqiptarë. Në cfarëdo lloj forme ose duke rritur çmimin ose nga buxheti i shtetit, në çdo rast është faturë që paguajnë qytetarët shqiptarë dhe shikoni sa është. Çfarë ka tjetër që ne themi është tërësisht keqmenaxhim, nuk ka të bëj fare as kriza që mund të ketë në Kinë për energji apo në një vend tjetër. Në qoftë se për një moment të caktuar në një vend tjetër. Në qoftë se, në një moment të caktuar do të besonim atë çfarë thotë kryeministri Rama që nuk kishim asnjë lloj mundësie dhe ta shisnim në treg. Dhe ka shit 1.3 miliard KW/orë deri tani se vetëm 3.2 i ka dhënë për konsumatorët shqiptarë, 1.3 e ka nxjerr në treg KESH-i. Sikur edhe kjo të ishte e vërtetë, OSHE-ja që ka detyrim ligjor për të bërë një strategji të qartë importi, a nuk duhet që këtë energji ta blinte në Prill apo në Maj, ku çdo njeri e di që çmimi është më i lirë në bursë dhe ndërsa sot ku çmimi mund të jetë 220 apo 240 në bursë apo sa ka vajtur. Unë po them sa ka qenë çmimi i bursës sikur të ishte blerë në Maj, nuk po them as në Janar, as në Shkurt. Në Maj ka qenë 74.75 Euro për KW/orë. 3.5 herë më lirë se sa çmimi që ata e kanë blerë. Këto janë disa shifra që flasin vetë, këto janë disa shifra që tregojnë abuzimin që është bërë në kompanitë publike. Aty ka një konkurrencë dhe e kanë shumë të fortë konkurrencën njëri me tjetrin por unë besoj që e kanë vetëm kush gjeneron më shumë lekë për kompaninë e vet që t’i shpenzojë pastaj. Është e pa arsyeshme që konsumatorët shqiptarë të paguajnë qindra milionë Euro gjatë disa viteve, kur çmimet kanë qenë të lira dhe tu kërkohet tani, qoftë direkt nëpërmjet rritjes së çmimeve apo indirekt nëpërmjet buxhetit të shtetit që të përballojnë krizën e keq menaxhimit të administratorëve publikë, që kanë detyrimin për ta optimizuar dhe mirë menaxhuar dhe jo për ta sjellë në këtë lloj situate. Unë nuk po zgjatem më shumë me shpjegimin. Jemi përpjekur thashë ta paraqesim në shifra dhe në skemë sesi funksionon dhe sesi duhet të funksionojë dhe po kështu diferencë çfarë vlere ka, vetëm për 4-mujorin, kjo lloj situate që ka ardhur nga keq menaxhimi.”, tha Rushaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!