Home Aktualitet Berisha: Basha t’i tërheqë deklaratat kur thotë se s’do ketë Kuvend Kombëtar

Berisha: Basha t’i tërheqë deklaratat kur thotë se s’do ketë Kuvend Kombëtar

nga Editor

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha i kërkoi Lulzim Bashës të reflektojë thellë dhe t’i tërheqë deklaratat kur shprehet se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. 

Nga ‘Foltorja’ e Elbasanit, Berisha u shpreh se pas ndryshimeve në PD, Basha nëse do mund të rrijë, por i kërkoi që të jetë i matur në qëndrimet e tij publike.

“Ai  (Basha) duhet të largohet. Ai të reflektojë thellë, të mendojë thellë për deklaratat e tij se nuk ka Kuvend, nuk lejoj Kuvendin, nuk lejoj referendumin. Këto duhet t’i mendojë dhe t’i tërheqë menjëherë. Pastaj ai bën zgjedhjen e vet. Unë vërtetë i kam thënë ktheu andej nga erdhe, por ai mund të rrijë...”, u shpreh Berisha

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!