Home Aktualitet Demokratët e Elbasanit: Vetëm Berisha mund të na nxjerrë nga prapambetja

Demokratët e Elbasanit: Vetëm Berisha mund të na nxjerrë nga prapambetja

nga Editor

Delegatët e Elbasanit mblodhën firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, përpara se të niste ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në të gjitha takimet e zhvilluara deri tani, Berisha ka bërë thirrje për të mbledhur forumin më të lartë vendimmarrës për të bërë ndryshimet statutore dhe rikthyer sovranitetin PD-së.

Për gazetarin e Syri Tv, Ermal Rizai, delegatët demokratë të Elbasanit shprehen se vetëm Berisha mund t’i prijë dhe t’i nxjerrë nga prapambetja.

“Firmosa peticionin. Jam kryetar i PD në fshatin Lleshan. E mora PD-në me 40 vota, e çova me 80 dhe shpresoj ta çoj me 150 votues. Vendimi i z.Basha është shumë i gabuar. Duhet të pyeste bashkëpunëtorët, nuk pyeti asnjë, ka gabuar rëndë. Basha nuk ka mbështetje në popull. Ne vetëm Berisha mund të na nxjerrë nga prapambetja ku kemi ngecur“, u shpreh delegaci i Elbasanit, Lulzim Muça.

Një tjetër qytetar shprehet: “Lëvizja e z.Berisha është forcimi i PD në bazë dhe kudo. Sa më e fortë aq më e mirë do të jetë. Baza ka qenë shumë e qetë këto kohë që nga zjgedhjet e 25 prillit, baza nuk ka funksionuar. N.q.s mblidhen firmat, që me shumë gjasa do të mblidhen, të zbatohet statuti”.

“Presim të ikë sa më parë Lul Basha”, përgjigjet prerë një tjetër demokrat.

“Për mendimin tim kjo lëvizje është lëvizja më e mirë për një PD më të fortë dhe më të bashkuar. Mendoj gjithashtu se duhet të afrohen figurat e larguara së fundmi nga Basha si Patozi, Topalli, Bregu, vetëm atëherë ne mund ta shkërmoqim këtë regjim. Basha duhet ta kishte dhënë dorëheqjen përpara se ta merrte këtë vendim, mund të ishte edhe më i larë në sytë e deokratëve dhe më i ndërgjegjshëm për veten e tij, do ta mbante figurën më të pastër“, shprehet një tjetër qytetar elbasanas.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!