Mëngjesin e sotëm, një apartament në katin e 5-të një pallati në banesat sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin që zjarri ka përfshirë apartamentin, mësohet se ka qënë çifti i bashkëshortëve që jetonte prej 4 vitesh në këtë apartament me 3 fëmijët e tyre të mitur.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, megjithatë pritet të bëhen verifikimet në daljen e një përgjigje përfundimtare.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.