Home Aktualitet ‘Shtëpi e bari’ edhe në Shqipëri/ Policia gjen në Astir banesën ku kultivohej kanabis

‘Shtëpi e bari’ edhe në Shqipëri/ Policia gjen në Astir banesën ku kultivohej kanabis

nga Editor

Një banesë ishte marrë me qira për banim, por përdorej nga trafikantët e drogës për kultivim të kanabisit.

Pas një hetimi disa mujor, Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës ka zbuluar kanabisin e ka arrestuar 2 persona, që e kishin përshtatur banesën në laborator të kultivimit të drogës.

Në pranga ra edhe një 50-vjeçar, që ishte punësuar të ruante ambjentin me lëndë narkotike. Policia bën me dije se kultivimi i drogës njësoj me modelin e “shtëpive të barit” në Britani ose Spanjë, po përhapet me shpejtësi edhe në Shqipëri.

Mundësitë e kufizuara për të kultivuar kanabisin në tokë të hapur, për shkak të monitorimit ajror po shtyjnë trafikantët të ndjekin një tjetër strategji. Kryesisht banesat e përshtatura në laboratorë kultivimi merren me qira nga trafikantët që më pas i vendosin pajisje speciale si llambat, aspiratorët e fuqishëm apo sistem ujitjes e tharës të bimëve narkotike.

Zbulimi në Astir nuk është i vetmi. Kohët e fundit, janë gjetur shtëpi kanabisi edhe në Durrës e Lushnje.

Në këto operacione, policia ka arrestuar jo vetëm kultivues por edhe punonjës së operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, pasi nuk kanë kontrolluar linjën dhe matësin e energjisë elektrike.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!