Home Aktualitet Denis Hidri: Rritja ekonomike dhe uljet e saj.

Denis Hidri: Rritja ekonomike dhe uljet e saj.

nga Editor

Në njëfarë mënyre, Kryeministri e dha shpjegimin: se rritja ekonomike nuk nënkupton rritjen e pagave edhe pensioneve.

Por rritjen e produkteve bazike, atë që quhet, produktet e shportës.
Aq sa, me shportë, askush nuk mbart produkte, përjashtimisht në mbledhjen e frutave zvarritës apo frutave të ndjeshmërisë fizike, që duhet kujdes i veçantë për to, se edhe produktet bazike, kur blihen, ofrohet qese plastike, edhe qesja plastike me çmim, e madhe apo e vogël, në eikuvalent.

Ndoshta e ka patur fjalën për rritjen ekonomike të GDP-s (Prodhimit të brendshëm bruto).
Këtë temë, mund t’a ezaurojnë ekspertët e fushës, nëse akoma ndonjë ekspert banon edhe jeton në këtë vënd.

Ndoshta mund ta ketë patur fjalën edhe për borxhin publik, për rritjen e tij.

Ndoshta edhe mund të kemi rritje ekonomike, edhe ne nuk e kuptojmë, edhe arsyetojmë kuturu.

Gjithçka mund të ndodh.

Por, kur shifrat përpunohen dhe publikohen nga një piktor, një magjistër anglishteje, pallotoja e kuqe, nuk e di se si ata shifra mund të deshifrohen.

Në këtë vënd, çudia 3 ditë zgjat.
Por, jetojmë në vëndin e çudirave.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!