Home Aktualitet “OSHEE dhe KESH kuvli patronazhistësh dhe militantësh partie”, Basha: 10 mln euro tre tendera me çmim më të lartë se bursa, ku shkuan paratë?

“OSHEE dhe KESH kuvli patronazhistësh dhe militantësh partie”, Basha: 10 mln euro tre tendera me çmim më të lartë se bursa, ku shkuan paratë?

nga Editor

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm. Duke folur për krizën energjetike, Basha tha se janë tre tendera të Furnizuesit të Tregut të Lirë ku çmimi i blerjes së energjisë është shumë më i lartë se çmimi i bursës. Kreu i PD pyeti se ku shkuan këto para, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe klientët e tij.

“Janë kuvli patronazhistësh dhe militantësh partie që nuk iu shërbejnë interesit të njerëzve. Mjaftojnë raportimet e fundit në media për të çjerrë maskën e asaj që po ndodh, në të paktën tre tendera të Furnizuesit të Tregut të Lirë: Çmimi i blerjes së energjisë është shumë më i lartë sesa çmimi i bursës.
Për të tre tendera, diferenca është rreth 10 milionë euro mes çmimit të tregut dhe sa e kane blerë këta. Për të njëjtën sasi energjie me çmime burse do paguheshin 29 milionë euro, ndërsa u paguan 39 milionë euro. Këtë skemë do ta shpjegojë zoti Rushaj, por pyetja që vjen vetiu është ku shkojnë këto para?
Dhe përgjigjja që vjen nga përvoja 8-vjeçare është elementare, shkojnë në xhepat e zyrtarëve të shtetit më të korruptuar në Europë, sikurse dëshmojnë raportet ndërkombëtare. Për 8 vite Edi Rama ka zgjedhur këtë rrugë, dhe këto janë pasojat. Ju varfëroheni, pushtetarët pasurohen.
Në çdo kohë krize apo begatie, një qeveri e përgjegjshme do të kishte në qendër të veprimit politik interesin publik, po ky pushtet ka zgjedhur interesin e një grushti të vogël njerëzish. Pyetja që vjen vetvetiu është ku shkojnë këto para, kush i përpin këto para?”, tha Basha.

Sipas tij, përgjigjja që vjen nga përvoja 8-vjeçare është elementare. “Këto shkojnë në xhepat e zyrtarëve, nga më të ulëtit, tek lartë e më lartë e më lartë të një shteti që sipas raporteve të BE-së dhe SHBA, më i korruptuari në Ballkan, për definicion më i korruptuari në Europë. Ka 8 vite jo sot, as të dielën e kaluar, që Edi Rama e ke zgjedhur me vetëdije këtë rrugë. Këto janë pasojat. Ju vjedhin ju dhe një grup pushtetarësh pasurohen. në çdo kohë një qeveri normale, e përgjegjshme do kishte në qendër të vendimeve, vetëm interesin publik. Ky pushtet e ka bërë zgjedhjen me kohë dhe zgjedhja e tij është një grup njerëzish me të cilin ndan paratë e vjedhura”, deklaroi Basha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!