Home Aktualitet Ulen ndjeshëm çmimet e gazit në botë/ Sonila Meço: Këtu rritja është pa kthim

Ulen ndjeshëm çmimet e gazit në botë/ Sonila Meço: Këtu rritja është pa kthim

nga Editor

Pas paralajmërimeve dhe krizës energjetike për çmimeve në sektorin e hidrokarbureve në Europë, tregu ka marrë kthesë.  Menjëherë pas deklaratës së presidentit Vladimir Putin për bashkëpunim për normalizimin e tregut, kompanitë kanë reflektuar me ulje të ndjeshme të çmimit në tregjet ndërkombëtare.

Por ndërkohë në Shqipëri, siç ka ndodhur vazhdimisht, rritjet e e çmimeve nuk shoqërohen me ulje, as kur kjo ndodh në bursa.

Madje sot kryeministri Edi Rama paralajmëroi se edhe pasi të mbarojë kriza, çmimet do mbeten të larta.

Gazetarja Sonila Meço shkruan se shqiptarëve u nevojitet një shpjegim se përse te ne rritja e çmimeve është pa kthim.

“Putini i dha pak “ajër” Europës së asfiksuar nga çmimet e tërbuara të gazit. Riktheu furnizimin nga Gazprom me nivele që qetësuan bursat e llahtarisura. Po luajti ca edhe për të energjizuar Nord Stream 2, furnizimin e pritshëm me kapacitete më të larta të gazsjellësit, që mesa duket paska në dorë “krizën” e madhe, “apokalipsin”, “kometën Halley”, që desh ra e bëri qametin.

Po dhe Po! E kish në dorë Rusia këtë saraçineskë krize, e konfirmuan tregjet, liderët, gazetaria investigative botërore, ekspertët. Asnjëherë më parë Rusia nuk kish luajtur kaq fort me Europën, duke përdorur furnizimin me gaz në kohë post pandemike për politikat e veta dhe shkundjet e ekuilibrave të forcës në politikën e jashtme.

Por Putin u tërhoq, dha urdhër, furnizimi u shtua, kërkesa e lartë gjeti përgjigje, çmimet u ulën dhe rrugët e ofertës janë të hapura.

Tani si do ta justifikojmë rritjen pa kthim të çmimeve të energjisë në katundin tonë? Se ne kemi edhe një mekanizëm allasoj, që rrit çmimet kur i rrit tregu ndërkombëtar, ama nuk ulen hiç kur i ulin bursat. Një shpjegim pa nerva duam, sy e veshë presim për këtë sqarimin e mekanizmit allasojsh,” shkruan ajo.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!