Home Aktualitet Basha: S’ka krizë energjetike, por korrupsion dhe keqmenaxhim me shkak dhe pa plan. Rama, avokat i klientëve me të cilët po ndan si plaçkë Shqipërinë

Basha: S’ka krizë energjetike, por korrupsion dhe keqmenaxhim me shkak dhe pa plan. Rama, avokat i klientëve me të cilët po ndan si plaçkë Shqipërinë

nga Editor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka folur për krizën energjetike që pritet të godasë edhe vendin tonë.

Që në nisje të fjalës së tij lideri demokrat sulmoi kryeministrin Edi Rama për deklaratat që ky i fundit bëri sot, ndërsa shtoi se nuk bëhet fjalë për krizë energjetike, por për korrupsion dhe keqmenaxhim. Madje ai sulmoi OSHEE dhe KESH.

“Përshëndetje përfaqësues të medias. Të dashur qytetarë, sikur paralajmërova dje kur tellalli i frikës doli për atë që ai do t bëjë me energjinë. Sot patë se si spërdridhej para gazetarëve, jo si kryeministër, por avokat i klientëve me të cilët po ndan si plaçkë Shqipërinë dhe resurset e saj. U përpoq që të krahasonte Shqipërinë me vendet e tjera, por s’ka paralelizëm. Edhe përpjekja megalomane për t’i qarë hallin dështakut, për të justifikuar atë që ka në plan ky të bëjë me çmimin e energjisë këtu, në një nga vendet më të varfra, është teatër i përshirë për të dezinformuar opinionin publik, nëna dhe baballarë për të bërë se rritja e çmimeve është e pashmangshme.

Në fakt nuk është kështu. Kjo nuk është një krizë energjetike, por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me shkak dhe plan. I keni bilancet e operatorëve të energjisë se si në verë shesin me çmim të ulët energjinë e prodhuar nga uji dhe e blejnë e 3-4-fish çmimin pak muaj më vonë me tendera korruptivë duke shpërdoruar taksat që ua mbledhin kacidhe më kacidhe. OSHE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm. Janë grup patronazhistësh dhe militantësh partie që nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve.”, tha ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!