Home Aktualitet Përleshen avokatët që mbrojnë Teatrin: ‘Nuk e njihni ligjin!’ – ‘Ju sponsorizon Rama dhe Veliaj!’

Përleshen avokatët që mbrojnë Teatrin: ‘Nuk e njihni ligjin!’ – ‘Ju sponsorizon Rama dhe Veliaj!’

nga Editor

Përleshja verbale e dy avokatëve, që po luftojnë veç e veç për të ringritur Teatrin Kombëtar:

Avokat Dorian Matlia:  – Publiku nuk po merr vesh asnjë gjë, kujton se fitoi Teatri…Teatri nuk ka fituar asgjë!”

Avokat Adriana Kalaja: – Parafolësi, me këtë padi i ka shërbyer pushtetit, me mbështetjen dhe sponsorimin e Edi Ramës dhe Erion Velisë e kanë ngritur këtë padi korruptive!

Çështja e Teatrit Kombëtar  nisi në fillim si një përplasje midis artistëve, më pas midis qytetarëve me pushtetin, ndërsa tani duket se përplasja për Teatrin Kombëtar po ndodh midis juristëve, që kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për të ndëshkuar shkatërruesit e godinës së artit.

Pikërisht këta juristë ose ekipe avokatësh, av. Dorian Matlija dhe av. Adriana Kalaja janë përleshur ashpër me njeri tjetrin sot, ndërsa ishin ftuar në një debat nga drejtuesit e emisionit Kafe Shqeto në SYRI TV, Dori Daka dhe Flavio Qarri.

Përveç çështjes në Gjykatën Kushtetuese për godinën e Teatrit Kombëtar, paralelisht po zhvillohet edhe një çështje tjetër për Teatrin Kombëtar në Gjykatës Administrative me paditës shoqatën Impektus. Çështja është hapur në verën e vitit 2020 dhe ishte në pritje të vendimit që do të merrte Gjykata Kushtetuese.

Por, ditën e djeshme, Gjykata Administrative e Tiranës mori vendim për pushimin e çështjes së prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar për mungesë kompetence. Përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e kanë quajtur fitore, vendimin e gjykatës për pushimin e çështjes së Teatrit Kombëtar duke e konsideruar si të rëndësishme, por jo përfundimtare. Avokatja Adriana Kalaja tha se Aleanca kishte luftuar që çështja të mos gjykohej nga kjo gjykatë pasi nuk është në kompentencë të saj. Në fund Kalaja tha se protesta do të vijojë derisa përgjegjësit të dalin para ligjit.

Ndërkohë regjisori Edmond Budina, si një përfaqësuesit e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit theksoi se do të luftojë deri në fund që Teatri të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte dhe që përgjegjësit për prishjet e tij të mbajnë përgjegjësi ligjore për dëmin. Po kështu ai lëshoi akuza ndaj përfaqësuesit të shoqatës Impektus, Gjergj Bojaxhiu dhe avokatëve Dorian Matlija dhe Irena Dule si bashkëpunëtorë të dyshes Rama-Veliaj për prishjen e Teatrit.

Av. Dorian Matlija: Një sqarim, nuk është pushuar çështja për shkak të moskompetencës, por sepse jemi tërhequr ne. Çështja është hapur në Gjykatës Administrative sepse është e vetmja Gjykatë në Republikës e Shqipërisë për çështje që kanë të bëjnë me shtetin, mund të zgjidhë pasojat e nja akti të paligjshëm. Kurse Gjykata Kushtetuese nuk është një gjykatë rrethi, po një gjykatë që flet mbi parime në mënyrë abstrakte dhe ajo zgjidh vetëm çështje parimore, që në fund fare nuk mund të përfundojnë me asgjë tjetër përveçse me shfuqizimin e akteve që mund të jenë të gabuara , që janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe këtu mbyllet çështja.

Kemi dëgjuar shumë nonsense juridike këto kohë nga njerëz të papërgatitur, të cilët përmendin terma të tillë se “do të ekzekutohen vendime e Gjykatës Kushtetues etj. etj.”  por njerëz që kanë eksperiencë e dinë sa qesharak është ky lloj shpjegimi.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk ekzekutohen, ato thjesht botohen në Fletoren Zyrtare dhe mbaron puna me shfuqizimin e akteve që kanë deklaruar se janë antikushtetuese.  

Nëse dikush do të zgjidhë pasojat, duhet të shkojë në gjykatën e duhur, tek Gjykata Administrative. Ne e dinim këtë që në momentin e parë  dhe prandaj shkuam në Gjykatën Administrative sepse ka afate, ligji ka afat njëvjeçar për t’i goditur aktetet e pushtetit. Në rastin konkret, vendimi i Këshillit Bashkiak psh as u shqyrtua fare nga Gjykata Kushtetuese, mbeti në fuqi dhe kjo gjë duhej goditur brenda një viti dhe askush nuk e mori mundimin ta godiste këtë në Gjykatën Administrative.

Tani ka një teori gjithashtu prapë dezinformuese dhe keqorinetuese për publikun që jep idenë sikur me anullimin, quhet “anullim”por është shfuqizim – pra me “rënien”e vendimit të Këshillit të Ministrave që transferonte pronën e Teatrit, automatikisht bie dhe vendimi i Këshillit Bashkiak.

Kjo është teori e nxjerrë edhe nga këshilltari i Presidentit të Republikës.

Çështja është se kjo është komplet gabim nga ana juridike. Asnjë gjë kur shfuqizohet, i zhbëhen pasojat që kanë ndodhur më përpara. Kjo ndodh vetëm në rastin e anulimit. Pra, bërja nul do të thotë ta anullosh, ta bësh nul.

Nuk ka bërë nul Gjykata Kushtetuese asgjë dhe nuk ka të drejtë ta bëjë nul. Vetëm Gjykata Administrative mund të anulojë, të shpallë pavlefshmëri absolute e të zgjidhë pasoja.

Gjykata Kushtetuese bën vetëm shfuqizim dhe ato që kanë ndodhur më herët janë akoma të vlefshme dhe jo më kot qeveria vendosi që ditë para se të shpallej vendimi i Gjykatës Kushtetuese nxori edhe lejen e ndërtimit dhe bëri një kalim për alokim fondi. Të dyja janë veprime që e quajnë të vlefshme. E shikoni çfarë truku kanë përdorur?!

…Janë aktivistë që janë shumë shumë artistë dhe nuk marrin shumë vesh nga ligji dhe personi më i aftë aty në grup është një kontabiliste që ka marrë një licensë avokati kohët e fundit. Nuk e ka përgatitjen e duhur juridike, më vjen keq ta them hapur.

Po keqorientohet çështja në mënyrë shumë të keqe dhe publiku nuk po merr vesh asnjë gjë. Publiku kujton se fitoi Teatri. Teatri nuk ka fituar asgjë akoma.

Reagon av. Adriana Kalaja:

Këtë vendim e dha Gjykata Kushtetuese dhe nuk ka ndonjë gjykatë në territorin shqiptar shqiptar që ta gjykojë vendimin. Ky person, jo vetëm që me këtë padi i ka shërbyer pushtetit, po ky person duhet të zgjidhë çështjen penale në ngarkim të tij, në ngarkim të Gjergj Bojazhiut, në ngarkim të Irena Dules të cilët me mbështetjen dhe sponsorimin e Edi Ramës dhe Erion Velisë kanë ngritur këtë padi korruptive.

Në interes të publikut dua ta sqaroj se është një padi korruptive, e para jo vetëm që është ngritur jashtë afateve dhe avokati i shquar që po na tregon se sa i zoti është, atë e njeh gjithë publiku sa i zoti është se i shërben pushtetit dhe merr gjyqe nën sponsorimin e pushtetit e këtu duhet të ndahemi. Ky person që ka bërë këtë padi nuk ka asnjë lidhje me kauzën e Teatrit. Nuk i dhemb këtij kauza e Teatrit. Me kë u konsultua ky person me bashkëfajtorët e tij?!/ar.sh/SYRI.NET

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!