Home Aktualitet “Nuk po fle gjumë”/ Rama u pret shpresat shqiptarëve: Çmimet nuk do kthehen siç ishin

“Nuk po fle gjumë”/ Rama u pret shpresat shqiptarëve: Çmimet nuk do kthehen siç ishin

nga Editor

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë pas shpalljes së krizës energjetike dhe paralajmërimit se vendi ynë mund të përballet me rritje të çmimeve.

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë tha se kulmin kriza do e njohë në mesin e vitit të ardhshëm, por qeveria do të mbrojë më të dobëtit.

Ai tha se nesër do të bëhet publik plani për krizën energjetike që është paralajmëruar. Gjatë fjalës së tij Rama, pak pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, theksoi se prioritet i qeverisë është mbrojtja e konsumatorëve, por edhe për bizneset e vogla dhe deri te bizneset e mëdha.

“Është një situatë shumë e ngjashmë me situatën e pandemisë, pasi të gjithë janë të afektuar. Të gjithë janë të përfshirë në një arsyetim sesi duhet ta përballin këtë situatë. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm. Edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin përpara shfaqjes së krizës. Ajo që na takon është që ne të mbrojmë konsumatorët tanë, nga poshtë lart. Duke patur parasysh ata që janë më në nevojë, tek biznesi i vogël dhe më tutje. Rendi i prioriteteve është nga më të dobtit, tek më të fortit. E vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në periudhën e qeverisjes tonë i takon vitit 2015 kur hymë në reformën e energjisë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!