Home Aktualitet “Nuk po shohim rritje rrogash”, Rama i përgjigjet qytetares: Pagat rriten kur bëhen buxhetet, vitin tjetër synojmë t’i rrisim deri në…

“Nuk po shohim rritje rrogash”, Rama i përgjigjet qytetares: Pagat rriten kur bëhen buxhetet, vitin tjetër synojmë t’i rrisim deri në…

nga Editor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një “video-live” në facebook, ku u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të bëra nga qytetarët të cilat kryesisht përqendroheshin tek kriza energjitike, rritja e çmimeve dhe rrogat e ulëta.

Ndër disa pyetje, Rama u përgjigj edhe ndaj qytetares e cila i bëri një lloj “akuze” se ende nuk kishte rritur rrogat ashtu siç kishte premtuar.

Rama në përgjigjien e tij i tha se kjo nuk bëhej pa u rishikuar buzheti dhe shtoi se rrogat ishin rritur vit pas viti, duke thënë se deri në vitin tjetër synojnë të rrisin rrogën minimale deri në 320 mijë lekë të vjetra. Ndërsa më tej shtoi se deri në fund të mandatit, qeveria synonte që rroga minimale të rritej deri në 400 mijë lekë të vjetra.

Qytetarja: Nuk po shohim rritje rrogash siç e keni premtuar

Kryeministri Edi Rama: Rrogat rriten kur bëhen buxhetet, do të rriten vit pas viti që deri vitin tjetër do të shkojë në 320 mijë lekë dhe do të bëjmë çmos që deri në përfundimin e mandatit tonë të shkojnë në 400 mijë lekë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!