Edi, mos e jep aspak dorëheqjen! As zgjedhje parlamentare mos bëj!

Read Time:1 Minute, 45 Second

Shqipëria ishte si delja e zezë në Bruksel për dy ditë. Në fakt Tirana zyrtare dogji edhe Maqedoninë e Veriut të kryeministrit Zaev, i cili bëri atë që nuk mund të bëhej nga asnjë politikan, ndërroi emrin e shtetit të tij që të mos kishte probleme me Greqinë.

Pak më parë se Franca, ishte Gjermania e cila votoi në parlamentin e tij pranimin e Maqedonisë së Veriut pa kushte dhe Shqipërinë pasi të plotësonte 9 kushte thelbësore demokracie. Nëse kjo do miratohej në Bruksel nga krerët e shtetëve të BE do të ishte një minus i madh për kryeministrin Rama, por ama kishim në horizont negociata. Por për fat të Edi Ramës doli presidenti Macron që edhe për interesa politike personale, edhe për frikën nga demokracia problematike shqiptare tha një JO të fortë dhe bllokuese.

Këtë donte Edi Rama!

Sepse nëse pranohej varianti gjerman, Edi Rama nuk kishte si vinte në Tiranë pasi vala e protestave popullore do ta dërmonte se do ti thonin se “Maqedonia pranohet pa kushte, kurse ne me 9 kushte!”.

Edi Rama do të ketë fërkuar duart dhe thuhet se i është lutur Macron se “mos na prano asnjerin shtet dhe jemi OK, pra më ke shpëtuar”.

Dhe vërtet e shpëtoi Edi Ramën vetëm presidenti Macron.

Tani kryeministri Rama është në sulm dhe nën justifikim: Nuk deshi Franca se kishte problem lidershipi me Gjermaninë!

Dhe nuk munguan edhe një valë komisionerësh dhe ish-komisionerësh që kanë ngrënë në trastën e Rilindjes nga kanabisi shqiptar. Edhe ata morën komandën: FLISNI!

Tani Edi Rama nuk ka nevojë të jap dorëheqjen, bile as zgjedhje të parakohshme nuk duhet të bëjë!

Bile më e mira do të ishte që as zgjedhje në vitin 2021 të mos zhvillojë. Le ti mbajë vetëm të gjithë pushtetet. Populli ka mirëqënie, ka punë, ka lekë, krim nuk ka, oligarkët janë tërhequr në pushim pasi kanë marrë gjithçka. Mafia po pushon  derisa të fillojë sezoni i ri i mbjelljes së kanabisit. Opozitë ka me Kujtim Gjuzin dhe Rudina Hajdarin.

E pse të jap dorëheqjen Edi Rama?!

Aspak! Aty rri o Mbreti ynë!

S.P.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Inagurimi i “Arenës Kombëtare”, ja sa do të kushtojnë biletat për Shqipëri-Francë
Next post 2 kafe në ditë? Zbululoni çfarë ndodh me trupin tuaj