Home Aktualitet Kush ka frikë nga skaneri i përgjegjësive për Drejtësinë dhe Vettingun?

Kush ka frikë nga skaneri i përgjegjësive për Drejtësinë dhe Vettingun?

nga Editor

Nga Petrit Vasili

Te gjithë e kane shume te qarte se reforma ne drejtësi ka dale nga shinat qofte ne planin ligjor te saj ashtu edhe ne planin moral.

Kapja e Drejtësisë eshte fakt.

Te gjitha afatet kushtetuese kane rene dhe asnje objektiv nuk rezulton i permbushur dhe s’ka asnje pergjegjes per kete situate.

Vetingut po kerkohet ti shtyhet edhe afati dhe flitet vetem per afate dhe jo per pergjegjesi.

1.Po kush ka frike te beje Skanerin e vertete te Vetingut dhe perse?

2.Kush eshte pergjegjes, qe Vetingu edhe pas 5 viteve eshte mjaft larg objektivave te detyrueshem te tij?

3.Kush e vonoi Vetingun?

4.Pse Vetingu funksionoi me dy standarte: nje standart per Dvoranin dhe nje standart tjeter per gjykatesit e prokuroret e tjere?

5.Pse Vetingu u kthye ne nje ILKPDI-2?

6.Pse Vetingu i “harroi” dy kritere, integritetin e figures dhe integritetin profesional dhe funksionoi vetem me nje kriter: pasurine?

7.Pse Vetingu refuzoi jo pak here rekomandimet e perfaqesuesve te OMN?

Ndersa Reforma ne Drejtesi ka hyre ne vitin e gjashte treguesit flasin vete dhe sistemi i drejtesise eshte realisht ne kolaps.

Kolapsi i sistemit, mbingarkesa shume e rende thuajse paralizuese e gjyqtareve dhe prokuroreve, zgjatja deshperuese e marrjes drejtesi dhe per rrjedhoje edhe cilesia teper e ulet e dhenies vendimeve, pasi sot vemendja eshte perqendruar tek sasia dhe jo më te cilesia, jane tregues vertet shume kritike.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!