Home Aktualitet Vokshi akuza qeverisë për vaksinimin : Përdorët pandeminë për propagande elektorale

Vokshi akuza qeverisë për vaksinimin : Përdorët pandeminë për propagande elektorale

nga Editor

Deputetja e Partisë Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe ministren Ogerta Manastriliu se kanë shfrytëzuar vaksinimin për propagandë elektorale. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Vokshi tha se procesi i vaksinimit është i vonuar dhe nuk ka pasur transparencë nga ana e qeverisë.

Duke publikuar shifrat zyrtare ajo tha se Shqipëria është e parafundit në rajon me vetëm 28% nivel vaksinimi.

“Kam një thirrje për të gjithë ata që nuk janë vaksinuar: Vaksinohuni. Jo me detyrim, jo sepse u thotë qeveria, ministria, por sepse është më e mira për ju. Por qeveria e Shqipërisë është e vonuar, e vonuar edhe në këtë drejtim, edhe marrëveshja për vaksinat Pfizer që do të votojmë sot është shumë e vonuar. Procesi filloi vonuar, vazhdoi i vonuar, pa transparencë ndaj edhe sot vijnë me mashtrime, manipulime shifrash. Manipuluan shifrat e vaksinave siç kanë bërë me atë të vdekjeve nga Covid-19. Siç bëjnë me tenderat, prokurimet abuzive. A ju kujtohet ju  që ministrja Manastirliu nuk përmbahej nga admirimi për kryeministrin  priti atë valixhen e vogël me 900 vaksina. dhe ky ritual u përsërit çdo javë. Kjo është të shfrytëzosh vaksinimin për propagande elektorale, të shfrytëzosh vdekjet për politikë. Por Shqipëria mbeti i parafundit në rajon. A nuk ju vjen turp që bridhnit nga një komision në tjetrin duke manipuluar shifrat e vaksinimit? 28% e nivelit të vaksinimit”- tha Vokshi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!