Home Aktualitet Sa ndikon mirëqenien tuaj një seancë parlamentare si e sotmja?

Sa ndikon mirëqenien tuaj një seancë parlamentare si e sotmja?

nga Editor

Nga Sonila Meço

Sa ndikon mirëqenien tuaj një seancë parlamentare si e sotmja?

Sa ua bën të përballueshme shifrën në faturat e energjisë, ujit, karburantit, qerasë?

Si ua lehtëson trafikun e ditës?

Sa llogari e bën të japë qeverinë?

Sa e rrit cilësinë e ushqimeve që konsumoni?

Sa i rimburson ilaçet?

Sa i rrit pensionet?

Sa ligje në favorin e konsumatorit, pacientit miraton?

Sa ju garanton se shteti po ju mbron?

Sa ua shton shpresën për të ardhmen në këtë vend?

Pyes, sepse nëse nuk bën as çerekun e këtyre më lart, mund të konsiderohet program televiziv reality show, me super mbulim mediatik, por sponsorizuar nga taksat tona për 4 vjet.

Nuk është konkurencë e ndershme mediatike.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!