Home Aktualitet Yuri Kim: Secili nga ne rol të rëndësishëm në parandalimin e dhunës ndaj femrave!

Yuri Kim: Secili nga ne rol të rëndësishëm në parandalimin e dhunës ndaj femrave!

nga Editor

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka marrë pjesë në premierën e dokumentarit “Të dalësh mbi dhunën”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane citon OKB-në duke thënë se rreth 736 milionë gra në mbarë botën kanë qenë subjekte të dhunës nga partneri intim, të dhunës seksuale jo nga partnerët e tyre, ose të dyja, të paktën një herë në jetën e tyre.

“Ambasadorja Yuri Kim mori pjesë në shfaqjen premierë të “Të dalësh mbi dhunën”, një dokumentar i fuqishëm mbi dhunën ndaj grave dhe mjetet në dispozicion për të ndihmuar dhe fuqizuar viktimat.

Sipas Kombeve të Bashkuara për Gratë, “rreth 736 milionë gra në mbarë botën kanë qenë subjekte të dhunës nga partneri intim, të dhunës seksuale jo nga partnerët e tyre, ose të dyja, të paktën një herë në jetën e tyre”– kjo nënkupton 30% të grave nga mosha 15 vjeç dhe më sipër.

Secili prej nesh – ligjzbatues, miq, familjarë, aktivistë – mund dhe duhet të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe dhënien fund të dhunës ndaj nënave tona, motrave tona, kushërirave tona, vajzave tona, mikeshave tona, qënieve njerëzore si ne,” shkruhet në postimin e Ambasadës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!