Home Aktualitet “Sherr” mes ambasadës ruse dhe asaj të SHBA-ve për lirinë e shtypit

“Sherr” mes ambasadës ruse dhe asaj të SHBA-ve për lirinë e shtypit

nga Editor

Një “përplasje” në Facebook ka ndodhur mes ambasadës amerikane dhe asaj ruse në vendin tonë.

Ka qenë ambasada amerikane që ka postuar lidhur me nj fushatë kundër medias së pavarur nga qeveria ruse sipas Ambasadës së SHBA-ve.

“Ndërsa qeveria ruse vazhdon fushatën e saj kundër medias së pavarur, ne jemi të vetëdijshëm për historinë e gjatë të saj armiqësore dhe persekutuese ndaj shtypit të lirë. Kjo sjellje ka pasoja tragjike dhe ne i nderojmë ata të cilët rrezikuan jetët e tyre duke ndjekur të vërtetën.” – shkruan ambasada amerikane.

Ndërkohë, menjëherë ka ardhur edhe reagimi i ambasadës ruse e cila shkruan se e shohin të nevojshme të reagojnë ndaj këtij publikimi, pasi vetë ndjekësit e faqes së Ambasadës Amerikane u përgjigjën për ta.

“Ndjekës tanë në Facebook na kërkuan të komentonim publikimin e radhës së Ambasadës Amerikane, në të cilin përmendej Rusia. Nuk e shohim të nevojshme të reagojmë ndaj këtij publikimi, pasi vetë ndjekësit e faqes së Ambasadës Amerikane u përgjigjën për ne.” – thuhet në postimin e ambasadës ruse.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!