Home Aktualitet Kapet ‘shefi’ i një grupi kriminal në Shkodër, gjenden 80 kg hashash

Kapet ‘shefi’ i një grupi kriminal në Shkodër, gjenden 80 kg hashash

nga Editor

Eshte vënë në pranga nga policia e Shkodrës drejtuesi i një grupi kriminal, person me rrezikshmëri shoqërore që ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në pranga ka rënë shtetasi Luverdo Kola, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Ndërsa, sqaron policia është shpallur në kërkim njëri prej bashkëpunëtorëve, shtetasit Gezim (Gjin) Çakaj 52 vjeç, banues në Malësi të Madhe

Gjatë momentit të kapjes nga Policia, drejtuesit të grupit kriminal i është gjetur dhe një armë zjarri pistoletë që e mbante me vete.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!