Home Aktualitet Braktisi qytetarët në përballjen me pandeminë/ Vasili akuza Ramës: Të kanë kapur oligarkët, largohu

Braktisi qytetarët në përballjen me pandeminë/ Vasili akuza Ramës: Të kanë kapur oligarkët, largohu

nga Editor

Numri dy i LSI, Petrit Vasili deklaroi sot jashtë Kuvendit se qeveria po bën një propagandë të shëmtuar me pandeminë, pasi ka feshur shifrat e viktimave dhe braktisi mbi 1.7 mln qytetarë në përballjen me virusin. Vasili tha se Rama punon vetëm pë oligarkët, ndaj sipas tij është koha që ky i fundit të largohet. I pyetur për krizën energjetike dhe qëndrimin e LSI-së, ai theksoi se ka vetëm një plan për të qenë me qytetarët dhe t’i bjerë me çekiç kokës atij që ka përgjegjësinë për t’i zgjidhur.

“Sot në Kuvend u diskutua një marrëveshje që lidhet me një dërgesë vaksinash të tjera, por të gjithë në sallë harrojnë se qindra mijëra qyt janë sot me covid dhe mijëra familjarë të pambështetur. Propagandë e shëmtuar nga qeveria. 175 mijë të infektuar në regjistrat e qeverisë, por nga vetë shifrat e qeverisë janë të infektuar 10-fishi, rreth 10 milionë shqiptarë. Mbi 1.7 mln shqiptarë i kanë zgjidhur vetë problemet e tyre, janë përballur vetë. Kryeministri Rama krizat e vërteta, siç është kriza shëndetësore, e pandemisë i quajti të zgjidhura që në 2 qershorin e vitit që lamë pas dhe më prapa ndodhi ajo që ndodhi, dhe në mungesë të aftësisë sepse është kapur për fyti nga oligarkët dhe interesat e errëta, që të zgjidh këtë krizë shpik të tjera. Sa kohë paguan oligarkët dhe koncesionet është thjesht dhe vetëm një armik i shqiptarëve. Ka vetëm një plan LSI të jetë me ju. Të thotë këto të vërteta siç janë dhe detyrimin që t’i bjerë me çekiç kokës atij që ka përgjegjësinë, kryeministrit për t’i zgjidhur, i cili po nuk i zgjidhi duhet të largohet një sahat e më parë si shprehje e vullnetit të 2 mln shqiptarëve që kanë kaluar COVID dhe kanë mbetur të vetëm e të shkatërruar”, deklaroi Vasili.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!