Home Aktualitet Bardhi debat me Manastirliun për shifrat: Gënjeve! Pse jemi të fundit për vaksinimet?

Bardhi debat me Manastirliun për shifrat: Gënjeve! Pse jemi të fundit për vaksinimet?

nga Editor

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u përplas në Kuvend me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lidhur me shifrat e vaksinimit.

Bardhi tha se ministrja gënjeu, pasi janë vetëm 28% të qytetarëve shqiptarë të vaksinuar dhe jo 36% sikurse ka thënë ajo.

“28 % janë qytetarët që janë vaksinuar qytetarët me të dyja dozat jo 36% sa gënjeve ti të gjitha komisionet parlamentare.

Erdhe këtu dhe pranove shifrat zyrtare që janë 28% jo siç keni gënjyer qytetarët. Akuzoi opozitën me gënjeshtra dhe më pas konfirmoi shifrat tona. Jemi vendi i parafundit në rajon.

Na e ka kaluar, Kosova, Maqedonia, të gjithë vendet e rajonit me përjashtim të Bosnjës. Eja jep llogari pse jemi të fundit dhe pastaj akuzo opozitën,” tha Bardhi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!