Home Aktualitet Akti i fundit i Ardi Veliut! Policia dërgon ‘protestën’ në Prokurori, shpallen në kërkim 4 persona të dyshuar si organizatorë

Akti i fundit i Ardi Veliut! Policia dërgon ‘protestën’ në Prokurori, shpallen në kërkim 4 persona të dyshuar si organizatorë

nga Editor

Dita e fundit e Ardi Veliut në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shtetit nuk ishte dhe aq e qetë. Në orët e fundit, Veliu mori masa për qytetarët që mbushën ditën e djeshme Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, të cilët protestuan kundër rritjes së çmimeve. Sot është zbuluar, se policia e Tiranës ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, çështjen për protestën e djeshme. Mësohet se policia po punon për shoqërimin e 4 personave në komisariat, pasi dyshohet se janë pjesmarrës dhe organizatorë të protestës së paligjshme. Sipas policisë, ata kanë kryer bllokimin e paligjshëm të rrugës, duke penguar në qarkullimin e mjeteve rrugore.

Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë”, njofton Policia.

Ditën e djeshme qindra qytetarë mbushën Bulevardin, përballë kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, të energjisë elektrike dhe të shportës ushqimore. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk plotëson 4 kushtet që kanë vendosur, do të rikthehen sërish ditën e hënë në orën 18:00 po në të njëjtin vend.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!