Home Aktualitet “PD, si Partia e Punës”, Alizoti i kthehet Ramës: Je pinjoll i xhelatit. Shqipëria nuk duhet të reshtë së protestuari

“PD, si Partia e Punës”, Alizoti i kthehet Ramës: Je pinjoll i xhelatit. Shqipëria nuk duhet të reshtë së protestuari

nga Editor

Deputeti i qarkut të Beratit, Tomor Alizoti në një prononcim për mediat ka reaguar në lidhje me deklaratën që bëri sot kryeministri Edi Rama në Kuvend, ku tha se PD-ja është kthyer si Partia e Punës. Jashtë sallës së Kuvendit, Alizoti pohoi se Rama është pinjoll i një xhelati, siç ishte sipas tij Kristaq Rama.

“Me ngacmoi deklarata e kryeministrit i cili tha se “PD ka marrë tiparet e Partisë së Punës”. Ca gjera mund të qëndrojmë dhe ca gjëra jo. Njeriu që nga ana biologjike ka prejardhje të një xhelati, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolekës, bridhte në rrugët e Bllokut, kur ne vuanim burgjeve, dhe vishte çorapet e kuqe. Partinë e Punës e ka njohur ai më mirë se kurrë. Ai duhet të jetë krenar që është pinjoll i Partisë së punës. Ai foli për veten e tij, partia e punës është Kristaq Rama dhe Spiro Koleka. Ai ka ikur të shëtisë, dhe të merret me punë boshe. I vetmi individ është se i dalin shokët në televizion dhe i bëjnë moral.”, -pohoi deputeti demokrat.

Duke u ndalur te protesta e djeshme e qytetarëve në Tiranë për paralajmërimin për rritjen e çmimit të energjisë, Alizoti tha se është pro reagimeve të tilla.

“Unë flas si Alizoti dhe si pjesë e PD. Si Alizot Shqipëria nuk duhet të rreshti për të bërë protesta. Populli shqiptar është i vetmi popull në Ballkan që vuan për të rritur fëmijët. Ky është një popull i vuajtur. Unë jam për protestë maksimale nga ana e PD për këtë problem.”, -tha ai.

DEKALRATA E RAMES
Ju të dy palët i thoni shqiptarëve ‘Shqipërtia s’ka lidhje me tregun ndërkombëtar, ka ujë. Po thatësirë ka Shqipëria?

Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe të gjitha faturat që kemi zgjedhur, kemi vendosur që të kalojmë nga ekonomia komuniste e centralizuar në lirinë e tregut kapitalist. Rritja e çmimit në bursë, energji, naftë, miell nuk pyet as se Spanja ka më shumë as se Shqipëria ka më pak.

Ju partia e qendrës së djathtë, e liberalizimit të tregut, po mos ju njohësh mendon se jeni mbeturina të Partisë së Punës. Konceptet tuaja janë mbeturina të sistemit të vjetër.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!