Home Aktualitet Rilindja e shëndetësisë, horrori në mjediset e Spitalit të Traumës

Rilindja e shëndetësisë, horrori në mjediset e Spitalit të Traumës

nga Editor

Në vitin 2013, sapo kishte marrë mandatin e parë si Kryeministër, Edi Rama, premtonte Rilindjen e shëndetësisë, bashkë me shëndetësinë falas.

E ndërsa vitet kaluan, si rilindja ashtu edhe edhe ajo falas mbetën premtime thjesht elektorale, ndërsa shëndetësia degradoi në një gjendje që vështirë se mund të krahasohet me ndonjë rast europian, apo më gjerë.

Gjithsesi propaganda dhe show vijojnë, në media shfaqet herë Ogerta Manastirliu, herë Edi Rama dhe në jo pak raste të dy bashkë që flasin për rilindjen e shëndetësisë.

Vijojnë të deklarojnë për shërbimet falas, por, cilat janë falas? Konsultat, ambientet apo operacionet?!

Dita-ditës shqiptarët po udhëtojnë nëpër Botë për mjekime. Pavarësisht se paguajnë taksa, sigurime shëndetësore, sërish detyrohen të largohen për të gjetur zgjidhjen.

Pandemia rrëzoi propagandën dhe show-n dhe ndoshta nga Rinasi u ngritën më shumë avionë charter që transportonin të sëmurë me Covid, se sa qarkullonin taksitë në kohën e shtetrrethimit të vendosur nga Rama si masë “shëndetësore” ndaj armikut të padukshëm.LEXO EDHE  “Satani më tha që ta vr*sja shqiptarin”, greku rrëfen krimin pas 1 viti

Pavarësisht se propaganda qeveritare e ka servirur shëndetësinë fushë me lule, sërish gjendja është alarmante.
Boldnews.al bëri një vëzhgim në ambientet e konsultave në Spitalin e Traumës. Në atë spital që shkojnë qindra e mijëra qytetarë.

Fotot e mëposhtme tregojnë gjendjen reale në këtë spital, jo atë të servirur bukur sa herë shfaqet Rama apo Manastirliu, por atë që sytë e pacientëve shohin çdo ditë.

Mjediset e brendshme të spitalit mund të krahasohen vetëm me galeritë, ku uji rrjedh, dhe lagështira mbizotëron.
Korridoret, EKG apo në dhomat e mjekëve, s´kanë asnjë lidhje me mjedise spitalore. Më shumë ngjajnë me ato WC publike të kohës së diktaturës.

Kjo është gjendja reale në spitalin e Traumës, atje ku hyjnë e dalin pacientë e familjarë të tyre, stafe mjekësore dhe drejtues, dhe ku rrëzohet çdo propagandë dhe show, ku fjalët e bukura dhe premtimet boshe zerohen, apo ku në vend që pacienti të shpresojë se do të dalë mirë, i duhet të mendohet se ku ka hyrë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!