Home Aktualitet Plas keq në Kuvend/ Jeni mbeturina të Partisë së Punës, Opozita shpërthen ndaj akuzës së Ramës: Idiot, s’të vjen zor…

Plas keq në Kuvend/ Jeni mbeturina të Partisë së Punës, Opozita shpërthen ndaj akuzës së Ramës: Idiot, s’të vjen zor…

nga Editor

Me tensione mes opozitës dhe mazhorancës po vijon seanca e sotme plenare në Kuvend. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama nuk i kurse akuzat ndaj opozitës duke thënë se ata janë mbeturina të Partisë së Punës

Kjo deklaratë e Ramës ka sjellë irritimin e opozitës ku shumë deputetë kanë ngritur zërin dhe nuk kanë munguar as ofendimet. Deputeti demokrat Belind Këlliçi i është drejtuar Ramës me fjalën “idiot”, ndërsa kryeministri Rama ka preferuar që të vazhdojë fjalën e tij pa replikuar me ta. Më tej, Rama nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar opozitën se po përsërit të njëjtën gjë prej 8 vitesh dhe kjo sipas tij nuk do t’i shpëtojë nga humbja.

“Aty ju kam gjetur dhe aty do ju lë. Nëse vazhdoni të përsërisni këtë. Megjithatë kjo është zgjedhja juaj. Jemi në një garë kush është kukulla dhe kush është pengu. Deh kush shpif e shan më shumë se nuk është as kukull as peng. Urtësia e një populli ka një barometër dhe u bënë 5 ditë gjykimi rresht që u thotë populli “ju ta harroni” me këto mend që keni. Dje në samitin europian. Kishin kryefjalë se çfarë të bëjmë bashkë për krizën energjitike. Ju si pengu si pengmarrësi thoni se Shqipëria nuk ka lidhej me tregun. Po thatësirë ka Shqipëria? Blen Shqipëria? Dilnit ju në treg apo jo? E dyta ju u thoni se fatura e energjisë është më e larta në rajon. Është e pavërtetë. Fatura e energjisë në sistemin e energjisë. Rritja e çmimit në bursë, energji, naftë apo miell nuk pyet as se Spanja ka më shumë apo Shqipëria me pak. Ju partia e qendrës së djathtë ju e liberalizimit të tregut. Mendon se jeni mbeturina të Partisë së Punës. Me gjithë taksën e karbonit” tha Rama.

Belind Këllici: Shko ore, idiot! Shko ore s’të vjen zor.

Rama: Ju jeni në një halla që nuk ua zgjidh dot. Me gjithë taksën e karbonit a është e vërtetë se nafta është më lirë se kur ju latë qeverinë? Sa e blinin shqiptarët në vitin 2012.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!