Home Aktualitet Debate të forta në Kuvend, Basha bllokon foltoren, paralajmëron Shalsin: Ta tregoj unë ty ku do isha, ta them pastaj…

Debate të forta në Kuvend, Basha bllokon foltoren, paralajmëron Shalsin: Ta tregoj unë ty ku do isha, ta them pastaj…

nga Editor

Basha e quajti Nikollën “skllave të Ramës”, dhe i kërkoi të respektonte opozitën të paktën për procedurë. Basha u kap edhe me Eduart Shalsin, të cilit iu përgjigj në replikë. 

TIRANE- Debate të forta në seancën e sotme plenare ku po diskutohet Akti Normativ për blerjen e vaksinave anticovid nga kompania Pfizer. Fjala e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sjellë reagimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha. Basha bllokoi foltoren dhe mori fjalën, ku iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Basha e quajti Nikollën “skllave të Ramës”, dhe i kërkoi të respektonte opozitën të paktën për procedurë. Basha u kap edhe me Eduart Shalsin, të cilit iu përgjigj në replikë.

Debati në Kuvend: 

Lulzim Basha: Zonja Nikolla. S’është Asambleja e PS-së këtu, apo ndonjë azil ku i bën gjërat siç do ti. Ky është Kuvendi i dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, por ka disa rregulla.  s’kishte të drejtë zonja të çohej me vjershën që i kishte parapërgatitur regjisori. Ju jeni të gjithë me regji qendrore, ju dhe ata që fshihen pas jush. është kjo regji qendrore që fshihet pas jush. Në të kundërt do i shihni pasojat se ku do të përfundoni.

Eduart Shalsi: Ku do të ishe ti…

Lulzim Basha: Se ku do isha unë ta tregoj unë po ku do ishe ti ta them unë pastaj…

Lulzim Basha-Lindita Nikollës: Të paktën zbato procedurën, mos u kthe në hijen e Lenka çukos. Ne s’kemi hyrë për të qendruar në hijen e Fermës së Kafshëve. Mos e kthe Kuvendin në kotec. Bëj minimumin, respekto procedurën. Je skllave e Ramës, thyeji ato vargonj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!